• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta Tony Bennett

F1, Paparazzi



Këngëtari legjendar Tony Bennett është ndarë nga jeta në moshën 96- vjeçare.

Bennett ndërroi jetë në qytetin e tij të lindjes në Nju Jork, vetëm dy javë para ditëlindjes së tij, konfirmoi publicistja e tij, Sylvia Weiner, për Page Six në një deklaratë.
Ajo shtoi se nuk kishte ndonjë shkak specifik të vdekjees. “Toni na la sot, por ai ishte duke kënduar një ditë para në pianon e tij dhe kënga e tij e fundit ishte “Because of You”, hiti i tij i parë #1”, thuhej në një postim në Instagramin e tij të premten. “Toni, falë teje kemi këngët e tua në zemrën tonë përgjithmonë.”

Këngëtari i “I Left My Heart in San Francisco” – i cili shpesh thoshte në intervista se donte të mbahej mend si “një person i mirë” – ishte diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimerit në vitin 2016. “Ka shumë gjëra rreth tij që më mungojnë,” tha gruaja e tij, Susan Benedetto, për Revistën AARP në vitin 2021, ndërsa ndau lajmet shëndetësore për herë të parë publikisht. “Sepse ai nuk është më Toni i vjetër … por kur këndon, ai është Toni i vjetër.”

Gjatë karrierës së tij prej dekadash, Bennett lëshoi më shumë se 70 albume, shiti më shumë se 50 milionë disqe në mbarë botën dhe fitoi 20 Grammy dhe dy Emmy. Ai ishte i njohur për shumë hite, duke përfshirë “I Left My Heart in San Francisco”, “Fly Me to the Moon” dhe “Steppin’ Out With My Baby” , “Love for Sale” dhe “Anything Goes”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *