• |
ide | kryesore

Will.i.am flet për bashkëpunimin me Britney Spears

Paparazzi, Slider



Will.i.am ka folur së fundmi  në lidhje me bashkëpunimin e tij të fundit me Britney Spears – një këngë e titulluar “Mind Your Business”, që doli të premten.

“Muzika është terapi për shumë njerëz; njerëz që bëjnë muzikë, njerëz që dëgjojnë muzikë,” tha Will.i.am në një intervistë. “Kur e ke atë lidhje me muzikën, ritmin, këngën, melodinë dhe harmoninë dhe shprehesh përmes kësaj, të ndihmon me çdo gjë që po kalon. Unë shoh që sa herë e shoh atë duke kërcyer në Instagramin e saj, ndihem mirë  sepse shoh sa shumë e do muzikën.” “Të bashkëpunosh me të , kur je në studio dhe po bën muzikë, kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi”, shtoi ai. “Kështu që unë shoh të njëjtën dritë, të njëjtin gëzim, të njëjtën dashuri dhe pasion”.

“Unë kam qenë një fans, një mik dhe një mbështetës i Britney gjatë gjithë viteve,” shtoi ai. “Një mbështetës aq sa dikush që del dhe dëgjon muzikën e saj, një mbështetës aq sa dikush që është atje për ta ndihmuar atë ta mbrojë gjatë kohës kur ajo po luftonte për çlirimin e saj. Ajo është një person i mahnitshëm.”

Sa i përket titullit të këngës, “Mind Your Business”, Will.i.am la të kuptohet në CBS Mornings se kënga do të jetë një himn për fansat kudo që duan pak privatësi. “Kur je në qendër të vëmendjes, shumë herë thjesht dëshiron të jetosh jetën tënde dhe ka tekste në këngë që e tregojnë këtë; jo vetëm për njerëzit që janë në qendër të vëmendjes,” shtoi ai.  Ka një vijë të hollë dhe të gjithë meritojnë versionin e tyre të privatësisë. Kjo është  “Mind Your Business”./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *