• |
ide | kryesore

Julia Roberts i thyen përsëri zemrën teknikut Guardiola: e tifozët e United e tallin në rrjetet sociale

-Instant, Sport
Julia Roberts



Muaj më parë, gjatë një konference për shtyp, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, i habiti të gjithë gazetarët e pranishëm duke bërë një zbulim mjaft të çuditshëm: “Kam tre idhuj në jetën time – deklaroi katalanasi – Michael Jordan, Tiger Woods dhe Julia Roberts. Kjo e fundit mbërriti në Mançester vite më parë. Specifike: jo në vitet ’90, kur Ferguson po fitonte titull pas titulli. Por në vitin 2016, në një kohë kur ishim më mirë se United. Por ajo shkoi në Old Trafford, nuk erdhi tek ne. Kështu, edhe fitimi i Champions nuk do ta mbushte këtë zhgënjim që mbaj me vete”.

Pep atë Champions e fitoi më pas, duke mposhtur Inter e Simone Inzaghi në finale. E madje mori një lloj “shpërblese” duke u komplimentuar nga aktorja e famshme. Julia Roberts e uroi atë dhe skuadrën në Twitter për triumfin e rëndësishëm. Megjithatë, pas nja dy muajsh, ylli i Pretty Woman është rikthyer t’i “thyejë” zemrën trajnerit…

JULIA ROBERTS I THYEN ZEMRËN TEKNIKUT GUARDIOLA

Vite pas asaj vizite te Manchester United, që e bëri teknikun Guardiola të vuante, Roberts ka vizituar edhe një herë Djajtë e Kuq. United është i angazhuar në turneun e Amerikës së Veriut, në përgatitje për sezonin e ardhshëm. Aktorja ndoqi ndeshjen kundër Arsenal të luajtur në New Jersey. Buzëqeshje, të qeshura dhe shumë foto me lojtarët dhe mbi të gjitha me “rivalin” e katalanasit, menaxherin holandez Erik Ten Hag. Nuk mund të mungonte edhe një dhuratë nga klubi për aktoren e njohur: një fanellë me emrin “Julia”.

Lexo më tej: E injoroi dikur në Manchester, Julia Roberts i plotëson ëndërrën Guardiolës pas triumfit në Champions

E tifozët e Man United, për të vënë gishtin më tej në plagë, në rrjetet sociale kanë filluar të tallen me “të gjorin” Guardiola: “Dikush të kontrollojë a është mirë”, ka shkruar një tifoz. Një tjetër shtoi: “Tani Pep do të jetë duke goditur me grushta”. “Makthi më i keq i Pep”, theksoi një tifoz i tretë. Sidoqoftë më sublime ishtë pyetja që ngritën të tjerë: “Çfarë duhet të bëjë ende Guardiola për të marrë një vizitë nga Roberts? Ai madje fitoi tripletën…”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Manchester United (@manchesterunited)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *