• |
ide | kryesore

Flaka dhe tymi ‘pushtojnë’ fshatrat e Fierit, helikopteri në luftë me zjarrin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Prej ditësh vijojnë të jenë aktive disa vatra zjarri në fshatrat e Fierit. Sot helikopteri ‘Cuagar’ i ministrisë së Mbrojtjes ka nisur operacionin për fikjen e flakëve në zonën e Krapsit.

Gazetari Ervis Kuçi bën me dije se e gjithë kjo zonë është e pushtuar nga tymi. Aktualisht, flakët po mbahen nën kontroll nga forcat zjarrfikëse të Fierit, Patosit, Roskovecit dhe Albpetrolit. Ndërkohë, era e fortë e bën të vështirë ndërhyrjen dhe favorizon përhapjen më tej të zjarrit.

Deri më tani për fat të mirë nuk ka raportime për persona të lënduar, apo banesa të djegura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *