• |
ide | kryesore

Konflikt në Bulqizë, plagoset me thikë një 37-vjeçar, në pranga autori

Lajme, Të fundit
Dy vajza nga Fushë-Kruja grabisin dyqanin e qendrës tregtare në Zogun e Zi



Një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në Bulqizë, teksa policia ka vënë në pranga autorin.

Në lagjen e re, në qytetin e Bulqizës, shtetasi M. D., 53 vjeç dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me thikë, shtetasin R. P., 37 vjeç, banues në Bulqizë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Si rezultat i veprimeve nga Policia, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë, i autorit të dyshuar të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i tij, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. K., 52 vjeç, banues në Burrel, pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. B., 54 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *