• |
ide | kryesore

Shifrat/ Basha do vulën e PD-së, po 2/3 e antarësisë i kanë firuar

Arkiva, Kryesore, Lajme
gaz bardhi basha vula



Lulzim Basha do të zgjidhet vetëm nga 1/3 e anëtarësisë së PD, pasi afro 2/3 që e zgjodhën atë në 2021 i janë bashkuar tashmë opozitës reale, asaj të Berishës. Këtë e ka konfirmuar vetë kryetari i Komisionit Zgjedhor, që do të organizojë votimet e 29 korrikut, Jemin Gjana. Në PD e vulës, tashmë do të votojnë vetëm 25 mijë anëtarë, një shifër që tregon një rënie drastike krahasuar me zgjedhjet e fundit kur Basha u rizgjodh kryetar në 13 qershor 2021, nga një listë me 75 mijë anëtarë.

“Nuk janë pjesë e listës ata që në zgjedhjet e 14 majit janë angazhuar në fushatën e koalicionit “Bashkë fitojmë”. Bëhet fjalë për njerëz të angazhuar zyrtarisht dhe të deklaruar zyrtarisht si pjesë e foltores”-tha Gjana gjatë një komunikimi me mediat. Por kjo është vetëm një pjesë e së vërtetës. Përpos idhtarëve të Berishës dhe militantëve që njohin rithemelimin si PD-në e vërtetë, me sa duket listat janë spastruar edhe nga mbështetësit e atyre që deri në zgjedhjet e fundit kanë qenë pro një partie euro atlantike.

LEXO ME TEJ:

ANDI BUSHATI: Lëreni Bashën të qetë në të drejtën e vet

Në fillim të kësaj jave dy nga këta deputetë demokratë, Bledion Nallbati dhe Lefter Gështenja folën publikisht në emër të një grupi prej shtatë deputetësh dhe duke pretenduar se kanë mbështetjen e pjesës dërrmuese të Këshillit Kombëtar, i kërkuan Gazmend Bardhit anullimin e farsës ilegjitime që po kërkon të bëjë Basha në 29 korrik. Grupi i Bashës u përgjigj me heqjen e të drejtës së Sekretarit të përgjithshëm, Bardhi, për të përdorur vulën.


Për të parë më shumë VIDEO si kjo ndiqni faqen  Lapsi Videos në Facebook 

Por lëvizja nën tryezë ishte pastrimi i listave të kësaj pjese të partisë edhe nga militantët që nuk janë me Berishën, por nuk mbështesin as Bashën. Kjo ka bërë që Lulzim Basha të kërkojë të bëhet kryetar vetëm përmes votës së 25 mijë anëtarëve. Natyrisht ai mund ta bëjë këtë. Gjithkush ka të drejtë të zgjidhet qoftë edhe nga vetëm dhjetë vetë. Por ka një problem. Ai nuk ka më të drejtën të përfaqësojë ata 2/3 që tashmë janë shumica e PD-së së vërtetë.

Degradimi/ Basha i grabit vulën edhe Gaz Bardhit

Kjo mënyrë se si po vepron Basha, duke u rizgjedhur kryetar i pakicës së PD-së së dikurshme, tregon përfundimisht se atij nuk i takon të trashëgojë asgjë nga partia të cilën e udhëhoqi mes viteve 2013- 2022. Ai mund ta mbajë vulën e saj vetëm me ndihmën e pushtetit. Por këto formalitete nuk përbëjnë ndonjë problem për Jemin Gjanën, që s’iu drodh qerpiku as kur numëroi 5 mijë vetë në një sallë me 2 mijë karrige.

“PD ka patur një listë me 75 mijë anëtarë në 2021, sot, lista zyrtare që do të dërgohet është 25 mijë. S’ka kushtëzim statutor që të bëjë llogaritë. Analizat e tjera keni të drejtë t’i bëni po… Këto teori me teza shumicash dhe pakicash nuk i shërbejnë askujt dhe asgjëje”, u tha ai gazetarëve.

©Lapsi.al

 Për më shumë shikoni këtë koment nga Armand Shkullaku për çarjen brenda PD-së së vulës

  



18 Comments

    1. une them qe ju te kristaq sumes, lutuni ne kor dite per dite, qe mos cohet alex sorra noi mengjes nga noi onderr e pazakonte, dhe pri inotit t’ja nxjerri personit me afer aty ne krevat, dhe e leshon piktor-basketbollistin se masanej megjithmen s’keni pa gjo akoma…

      o none o none

      lutje ne grup, mjes per mjes, se ju piu e zeza

      ajo gropa ku gjeten Sadamin do ju duket se resort me 5 yje

  1. Parti “e vërtetë demokratike” sipas Lapsit është vetëm grupi i foltores që i ka shpallur luftë imperializmit anglo-amerikan.

    1. Ata kanë shpallë luftë demokracisë dhe të djathtës shqiptare.Dhe kush janë? Janë ekstremiste majtistë sorrosiane.Pra është e kundërta.Ata i kanë shpallë luftë vetë Amerikës sepse janë të prirur për qeverisje moniste.

    2. Rithemelimi i Berishes rikthim ne origjinen e sekretarit te PPSH apo enveristit te Drilonit Sali Berisha. Donkishotet ne lufte me Ameriken dhe Britanine. Urush trima se edhe pak do shkoni per lesh.

  2. Një ish-bashkëpunëtor i SHIK-ut me paranoja nga zanati në të kaluarën, Gazmir Spahija, përgjon “elementët e dyshimtë”.

    Nga bisedat infantile që lëshon lart e poshtë tashmë, mendoj se pjesë e “elementit të dyshimtë” mund të kem qenë edhe unë. Sikurse mund të jenë edhe plot kolegë të tjerë aty.Shikoni kur ti bej zgjedhjetne pd zyrtare dhe te ligjshme,fitues lulzimja

  3. Me kete veprim Basha e pranoi edhe vete qe nuk e ka shumicen e partise. I dha nje grimce kenaqesie edhe Endi Pallikarit ne kete vere te nxehte plot doreheqie, arresime dhe arratisje. Do mbaje vulen ta perdore kur ja kerkon sulltani, por fati i tij politik tadhme eshte nenshkruar

    1. ore basha kishte vetem gazin dhe alibeun. tani i ka mbet vetem alibeu , sepse gazi dhe alibeu kerkomin me shume se ca kishte basha tu jepte, basha jep ca i ngelet nga ato qe merr nga rama.

  4. Lolot, palikarasit e sektit, qe na shiten si pro amerikane, jane patronazhiste qe sot quhen,,SPIUNE TE PARTISE,, kete ta mare vesht Amerika ne se eshte me demokracine per vendin tone, e te mos perkrahin kelyshet e krimineleve ne per kembet e demokracise si te maskuar gjoja me dashurine amerikane.Jane keta qelbesira te ketij pushteti te felliqur e diskretituar nga te tera anet, e perseri , keta te dhier ne breke na fryhen e mbahen ne pushtet me metodat e perpunuara nga gestapo kuqale qe vetem te keqia i ka sjelle ketij populli te pergjumur.Ky lloj sekti qe kane dhjet vjet qe flasin per parti, por skan as statut, program e objektiv, kane diktator ne koke qe i perdredh me kulturen e trashegimit te sistemit te kodosheve qe e ka ne gjak sot e kesaj dite. Ky sekt nuk njeh e zbaton rregullat e demokracise e pergjegjesise, sepse me kete thes te mbushur me krimet shtetrore duheshin te largoheshin vete ne se kishin ndergjegjen demokratike, por kur shperndahet ne molle, kumbulla e dardha, ateher duhet ti themi,,,DARDHA BISHTIN E KA MBRAPA.

  5. Mendoj se me kete veprim perjashtues, anti-demokratik, te gjithe ata ofiqare te larte te PDse qe vazhdojne rrine pas Bashes DHE nuk i bashkohen Berishes, jane te shitur. Basha eshte sorre dhe nuk eshte vetem, padyshim. Ndersa fjala e Berishes doli si fjala e nje burreshtetasi. Sulmi i nongrates eshte tanime mese e qarte se eshte sulm ndaj pluralizmit, ndaj demokracise. Sherbimet sekrete i sherbejne EDHE interesave te atyre oligarkeve qe financojne fushtata elektorale te kandidateve per president ne SHBA. Ne kete rast Sorra ka menduar se i erdhi momenti te hakmerrej ndaj nje malsori shqiptar prejse ky i fundit i tregoi te parit, vite me pare, vendin (e Sorres) ne shtepi te vet, ne shtepine tone ne qofsh dhe ti po aq shqiptar sa Berisha.

  6. FAKSIMILE: Qimja, trari, Sandri, Mandri… Pse heshtin shoqatat e nderuara të gazetarëve për shkarkimin arbitrar të kryeredaktorit të Syrit?

  7. E paska gozhden ne fyt ky patronazhisti.Ne dy tre komente e shtron kete problem gjoja, qe ska te beje me prekjen e te drejte gazetareske, por mardhaniesh privatit e redaksise.Pa shiko listen e perjashtimeve e pushimeve te gazetareve e reportereve qe kane pushuar padronet e servilet e pushtetit, mblidhi e na bej bilancin, pastaj hidhu ne koment qe te ckulish gozhden qe te eshte ngulur.Me spiune, te dores patronazhiste qe shiten e blihen, servilosen e drogohen, ne shoqerine tone nuk kane vend. Keta quhen zarbo te pushtetit qorra nga mendja, qorra nga ndergjegjia, krimba te gjerizit te sistemit qe ka ngritur djallezia Ra.a, per te zgjatur pushtimin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *