• |
ide | kryesore

Anglezët bëhen komunitarë në Itali: FIGC merr vendimin që lehtëson Milan, Juve e Roma

-Instant, F1, Sport
figc



Tashmë është zyrtare. Duke filluar nga sezoni 2023/24, futbollistët me nënshtetësi të Mbretërisë së Bashkuar nuk do të konsiderohen më si jo komunitarë. Ky vendim u miratua nga Këshilli i FIGC, me kërkesë të Lega Serie A, duke modifikuar komunikatën zyrtare për shtyp të datës 1 qershor. Në pikën G, që i referohej vetëm lojtarëve zviceranë, tani është bërë ndryshimi si më poshtë. “Futbollistët me shtetësi zvicerane dhe britanike janë të barasvlefshëm me të gjitha efektet me ato komunitarë. Këto dispozita do të zbatohen në lidhje me sezonin futbollistik 2023/2024”.

Ky modifikim mund të ndryshojë në mënyrë drastike strategjitë e merkatos së disa klubeve të Serie A. Milan, për shembull, do të jetë në gjendje të regjistrojë një lojtar tjetër jo-komunitar pas Chukwueze. Sepse tashmë te kuqezinjtë është liruar hapësira që kishte zënë anglezi Loftus-Cheek. Anglezi është regjistruar saktësisht në sezonin futbollistik 2023/24.

Lexo më tej: Një amerikan në San Siro, Pulisic prezantohet te Milan: “Shumë i lumtur që jam këtu”

Me këtë vendim të FIGC, Juventus ka të lirë vendin e lënë bosh nga Iling Jr, Roma atë të Smalling e Abraham. Lazio, për të dhënë një shembull tjetër, ka në shënjestër rusin Zakharyan dhe anglezin Hudson-Odoi. Duke qenë se ky i fundit barazohet me një futbollist komunitar, klubi bardhekaltër mund t’i regjistrojë të dy.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *