• |
ide | kryesore

Asambleja e Ramës, si dëshmi e vdekjes politike të PS

1, 2, Arkiva, Ide
Mandi



Asambleja e shumëpritur e partisë në pushtet, për shkak se u lajmërua në një periudhë skandalesh të njëpasnjëshme, nuk prodhoi asgjë në raport me pritshmëritë e interesit publik. Kush priste marrje përgjegjësie për degradimin e qeverisjes, për aferën tronditëse të inceneratorëve, për abuzimet e deputetëve dhe të të zgjedhurve lokalë, ka mbetur i zhgënjyer. Rilindja ka humbur përfundimisht çdo aftësi reflektimi apo rigjenerimi. Ajo po përjeton asfiksinë në moçalin ku e ka zhytur veten ditë pas dite.

Megjithatë, kjo mbledhje shërbeu për të konfirmuar edhe një herë vdekjen politike të Partisë Socialiste. Aty, ashtu si në qeverisje, gjithçka është rrjedhojë e vullnetit të një njeriu të vetëm. Të gjithë të tjerët janë spektatorë, që ndjekin me ankthin e pasigurisë, vendimet e liderit maksimal që shpallen në moment të fundit. Kush emërohet e kush shkarkohet, kush lëshohet dhe kush mbahet, kush bie dhe kush ngrihet. Dhe të gjitha këto lëvizje nuk bëhen më në funksion të interesit publik, por si nevojë për të arrnuar qeverisjen abuzive që nuk mban më. Partia Socialiste po shërben si sfond legjitimiteti për të maskuar bëmat skandaloze të kupolës së Rilindjes.

Edi Rama i drejtohet partisë sa herë gjendet në hall, sa herë ka nevojë që përgjegjësinë ta shpërndajë, duke krijuar idenë se zgjedhjet e tij nuk janë personale por përfaqësim i vullnetit të shumicës. Në fakt, çdo gjë në këto 10 vite, është vetëm rezultat i zgjedhjeve personale të Edi Ramës. Si emërimet në qeveri, ashtu dhe rrokadat në parti.

Dhe duke qënë se asambletë e asaj që quhet Partia Socialiste thirren në funksion të propagandës dhe teatrit kolegjial të Ramës, ato nuk çojnë tek vendimarrjet në dobi të zgjedhësve. Prej kohësh përfaqësimi politik në PS, nuk reflekton interesat e zgjedhësve por besnikërinë dhe shërbimin deri në servilizëm ndaj liderit. Prandaj sado të mundohet kryeministri të përfshijë partinë në vendimmarrjet e tij, ajo nuk ekziston në atë cilësi. Partia është Edi Rama.

Lexo më tej: Pse e lëshoi Rama Gjiknurin në Asamblenë e PS 

Nëse do të kishim një situatë si në çdo forcë politike moderne dhe demokratike, do të duhej të ishte lideri që jep përgjegjësi përballë atyre që e kanë zgjedhur, ndërsa në organizatën e Rilindjes janë këta të fundit që presin të japin llogari përpara liderit. Prandaj edhe në asamblenë e sotme nuk mund të kishim një kryeministër që të jepte llogari për aferën e inceneratorëve ku po digjen ende dhjetra milionë euro, një kryeministër që të shpallte, duke pranuar pjesën e tij të fajit, ndërprerjen e pagesave abuzive për djegësin e Tiranës. Një kryeministër që do të analizonte degradimin e përfaqësimit politik të PS në banditë e delinkuentë që kanë populluar zyrat qëndrore e lokale të vendimarrjes. Dhe, pas kësaj analize, të mund të niste një operacion për ringritjen e forcës politike si përfaqësim i vullnetit të zgjedhësve.

Natyrisht, Edi Rama nuk mund ta bëjë këtë. Sepse llogaridhënia si i barabartë mes të barabartëve, do të çonte detyrimisht në dorëheqjen e tij. Çdo zgjedhje, çdo emërim, çdo vendim, ka qenë tërësisht personal. Ai nuk drejton më një parti politike ku gjejnë vend të gjitha sensibilitetet dhe ngjyrat e përfaqësimit të qytetarëve, por një organizatë që i bindet vetëm vullnetit të tij. Dhe që vepron sipas interesave të tij, strategjisë së pushtetit me çdo çmim dhe së fundi dosjeve të korrupsionit që po shpërthejnë nga ngarkesa që kanë marrë ndër vite.

Partia Socialiste, praktikisht është e pafuqishme t’i mbivendoset organizatës. Ajo është e destinuar të përjetojë pasojat e liderit të plotfuqishëm dhe të gërryhet nga lufta meskine e klaneve që rreken të mbijetojnë në kënetën e mëkateve të pushtetit. Edi Rama mund të ndryshojë ministra apo të heqë e të vërë funksionarë partie, por kudo që të fusë dorën do të jetë i njëjti thes që ka mbushur vetë.

Ai nuk ka asnjë mundësi të shkojë përtej rrethit që ka vizatuar organizata. Partinë Socialiste e ka tredhur dhe nuk mund t’i pjellë diçka të re që t’ua servirë shqiptarëve. Menuja e Rilindjes shërben vetëm një gjellë, që në fund do t’i helmojë të gjithë ata që vazhdojnë të hanë me kokën ulur. ©Lapsi.al 



32 Comments

  1. Iku edhe PS në ps! Hajde tani të gjesh një parti që të fitoj zgjedhjet.
    S’ka.
    Pa qeveri di rrimë?
    Eh i mjeri popull.

    1. Albina, ja radha e qeverive në Shqipëri.
      Deri në 2029 – Edi Rama.
      – 2029-2041 – Erjon Veliaj.
      -2041-2053- Zaho Rama.
      -2053, djali i Arbër Malltezit dhe Argita Berishës, ose ndryshe, nipi i Sali Berishës.
      Thuajani dhe Mandit se nuk e lexon Lapsin.

  2. E thënë thjesht e shkurt: pushteti i Edi Ramës është sundimi i një narcizisti malinj.
    Narcizisti është fatkeqësi për çdo individ që e lidh puna apo jeta me të. Një monstër e tillë kryeministër është fatkeqësi për një popull të tërë siç edhe ka ndodh në këtë vend.

  3. Pas gjithë cudirave të 6 viteve të fundit me vjedhje votash, përjashtime, rebelime, foltore, grupime, peticione, rrahje, baseball, brava, dryna etj., tani është hapur një debat i ri. Sa Sekretar të Përgjithshëm ka PD? Dhe tërë këtë lëmsh të fundit që kishin mangut demokratët e mbetur nën sigël apo Rithemelim, e ka shkaktuar përfshirja e Gazmend Bardhit në rizgjedhjen e beftë te Lul Bashës në 29 korrik.si ne 10 vjet rama nxjerr bllof te gjithe ata gjithologe mbremjesh ku flasin dhe vetem flasim per ndryshime ketu atje dhe fund te gjithe lepijne ate qe ka peshtyre neper studio.Ps 10 vjet ne pushtet dhe ky shkulLlaku thote vdekje politike,cfare mund te thuash per pd e rithemelimin foltores qe eshte shkatarruar nga cdo ane

  4. Shiko, bej nje skorte me shkrime te tilla.

    Qe t’i kesh per 10… 15 vitet e ardhshme.

    I shkru nje here edhe bi rehat. Pastja shko qi pidh.

    1. Jorgo agapi mu , gjalle qenke . Ste shqetson era e mutit qe ka mbuluar shalet e rilindjes . PO ma ha mutin larthgjatesia Jorgooooo .

      1. Shiko, kur je i ngjyer ne mut, sic jeni ju, ngaterrohesh edhe mendon se gjonat perreth mbajne gjithashtu ere mut.

        Pushteti qe me mandatin e pare mban ere mut. Kjo dihet.

        Por ne jemi ne mandatin e Trete dhe era e mutit tone duket si Eau de Parfume para eres se qelbur qe mbani ju.

        Kapish kompa?!

        Por ti s’kapish se je i goditur ne tru, keshtu qe whatever…

  5. Besoj se se te dyja partite krijesa te Ramiz Alise po ju vjen fundi i ciklit te tyre. PD tashme eshte thellesisht e dermuar, e thermuar e prag asgjesimi te njejtat siptoma po shohim dhe te PS. Po vjen nje etape e re politike per shqiperine.

  6. Shkullak,

    Sikur ne artikull te nderroje emrat e PS et Rames me PD’ne e Salen e para ca viteve (madje dhe rithemelimin e sotem), pjesa me e madhe e atyre qe ke shkruar do te mbetej e vertete.

    Ketu qendron problemi !

  7. PD eshte vertete demokratike. Berisha dha doreheqjen nga vendimarrja partiake. Ia la Lulush Loshit dhe te gjithe karafilave te tjere qe sdine ende te ftillohen.
    Pastaj, Berisha udhehoqi nje levizje brenda partiake. Berisha eshte Llazari i politikes. Foltorja ishte dhe mbetet levizja më demokratike plebishitare qe prej “91.
    Çdo fjale dhe veper e Berishes rrezaton argument, vendosmeri dhe te verteten a posteriori. Berisha eshte i vetmi burreshtetas i testuar dhe i zgjedhur demokratikisht.

    Basha eshte peng sepse pranoi parate ruse te mcgonigal, pa kuptu se kush qe pas. Tani, kushedi kush i ka premtu nga sorrat ndonjegje, meqe eshte i shantazhueshem.

    Njerez me karakter te forte, si Berisha dhe Kurti, po ashtu dhe Meta, i cili ka atributet e veta per denoncimin e skandalit te djegesave dhe konsolidimin e frymes opozitare, jane drite larg nga putinanat mavi.

  8. “Dhuna politike është e rrallë, rasti më i fundit janë përpjekjet e udhëhequra nga një ish-lider shqiptar, i dizenjuar nga Qeveria Amerikane për korrupsion të konsiderueshëm publik, për të thyer selinë e partisë në janar 2022, çka kërkonte ndërhyrjen e policisë; si dhe protestat politike në 2019 që përfshinin raste të mosbindjes civile, dhuna e nivelit të ulët dhe dëmtimi i pronës, përdorimi i gazit lotsjellës nga policia.

    Më 21 janar 2011, forcat e Gardës qëlluan dhe vranë katër protestues gjatë një demonstrate të dhunshme politike”, shkruan DASH.Ky eshte salih karaxhic berisha o loqja e majte e salihut,ky raport tregon burrin shtetar

  9. Arrestimet i ka bërë kjo qeveri, edhe pse shumë prej të arrestuarve janë të afërt me pushtetin e saj. Dhe kjo është një kambanë alarmi dhe për të gjithë ata grupe kriminale, dhe të “fortë” të Berishës që sillen lart e poshtë nëpër Shqipëri si shtet paralel dhe që Berisha nëse i preket qoftë dhe një prej tyre hidhet përpjetë.

    Ndaj nga sot e tutje të gjithë duhet të kuptojnë beteja e vetme që ka mbetur të bëhet në këtë vend, nuk është më beteja elektorale. Ato duken si beteja të fiksuara derisa opozitën ta mbaj peng në gërmadha Sali Berisha.

  10. Ta dija se do ishin kaq budallenj keta hajdutet e mi te Rilindjes do kisha paguar nje Incenerator enkas per ti djegur zullumet e tyre qe me nxorren bojen…

  11. Sali Berisha “harron” që e ka përjshtuar njëherë Gazmend Bardhin nga partia e tij e Rithemelimit që vazhdon ta quajë “PD” dhe e ka quajtur sot anëtar të Kuvendit të tij. I pyetur për mbledhjen e Këshillit Kombëtar nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, Berisha tha: “Këshilli Kombëtar i PD është ai që përcakton statuti i PD. Por deputeti Gazment Bardhi si deputet është anëtar i Këshillit Kombëtar të PD”.Gaz Gei tall koqet e bythen me Matufin llazore salih karaxhic berisha

  12. “O legena të pafytyrë”/ Ish-truproja e Berishës kërcënon demokratët një ditë para zgjedhjes së kryetarit,spiuni me i ndyre i dy sistemeve te enverit dhe salihut ka futur me qindra njerez ne burgje ky eshte ordineri salih Lushaj.

  13. Saliu i vogël u turret demokratëve për Saliun e madh: Kush e zë në gojë është në gjak me mua, o sorosianë të fëlliqur.krimineli e spiuni salih lushaj ben te fortin e fcb se ne realitet ky te han mutin e fresket nuk ta le ky ti thahet Muti

  14. “Urimet më të përzërmta kryetarit të PD Lulzim Basha.

    Të dashur miq, ju ftoj të urojmë të gjithë së bashku sukseset më të mëdha kryetarit të ri të PD Lulzim Basha i cili u zgjidh dje me një mbështetje plebishitare nga anëtarët e PD. Lulzim Basha është historia e suksesit të të riut shqiptar në liri

  15. Shfaqja e Lulzim Bashes si kryetar i PD e bën atë të ndjehet i poshtëruar.
    Ndoshta për kaq ja vlen ta durojmë të gjithë këtë rizgjedhjen e Lulzim Bashës sot.
    Çdo lëvizje politike zgjidh një çështje dhe kjo zgjidh çështjen e heqjes së monopolist të Sali Berishës mbi opozitën.

  16. Sigurisht Berisha si makiavelist në natyrën e tij kishte përdorë shantazhin ndaj tyre për çfarë ai kishte në dorë për bamat e tyre. Mesa duket, për ndonjërin kishte vidio si gej, pasi vetë Berisha e thirrte peder, për tjerët ndonjë pallat pa leje e kështu me rradhë. Tani për t’u tregue kone të bindura të tij sakëlldisen, tjetërsohen, shkarraviten, djersiten e në fund do shkërmoqen si ai që i drejton në ate tunel pa dalje.

  17. arsyeja e vrasjes ishte ajo se Remzi Hoxha kishte arritur të siguronte një dëshmi, video-incizim të një takimi të fshehtë mes Sali Berishës dhe Slobodan MIlloshevicit dhe Gligorovit në Ohër. Mendoj se dy njerëz e kanë pasur atë video, Azem Hajdari dhe Ali Uka, asnjëri prej tyre nuk jeton, dhe këtë mund ta thotë vetëm Sali Berisha se ku ndodhet

  18. Braho: Ja skema që po ndjek SPAK për të çuar pas hekurave ‘babain’ e krimit që rrezikon të djegë Shqipërinë

  19. po pse e shani mandin? mandi nuk eshte niveli i mero gelbazes qe ben te bardhen te zeze dhe te zezen te bardhe.

    ne fakt ju shani mandin se ju bezdis niveli i tij perkunder corapve qe perdor rama per tu prish si puna e meros, minxhozit, balles, dritan hiles, lorenc vangjelit, zheji ne fakt ka pjerdhur fare

  20. Me sa duket Arben Ahmetajt nuk i mbarojnë kusuret vetëm me drejtësinë. Tani ka përsipër dhe një rrezik të ri. Është “përpjekja” e Sali Berishës për ta mbrojtur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj se mos e “vrasin”.

    Pak a shumë po ndjek strategjinë që ka ndjekur me vrasjet e 21 janarit. Sapo drejtësia nisi punën të hetonte vrasjet, ai ngriti një Komision Hetimor kundër drejtësisë,beni ruaju grupit kriminal te Lumneshit punon per salihun,tani jane ne Londer

  21. Berisha e akuzoi Veliajn se ka takuar biznesmenët e huaj Franco Tosi dhe Bruno Presezzi.

    Por mjafton një verifikim i thjeshtë dhe rezulton e gjitha është një fake news, që në fakt jo vetëm Berisha, por dhe stafi i tij dhe mediat e opozitës kanë rënë pre pasi nuk kanë bërë asnjë verifikim.

    Franco Tosi dhe Bruno Presezzi nuk janë individë të gjallë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *