• |
ide | kryesore

FOTO/ Në Majemi ka shpërthyer Messi-mania: pushtim fushe për Pleshtin

-Instant, Sport
Pleshtin



Nuk kishte dyshim se Lionel Messi nuk do të vononte të bëhej ‘superstar’ edhe në Amerikë. E daljet e para të argjentinasit e konfirmojnë menjëherë. Pikërisht me rastin e ndeshjes së Inter Miami kundër Atlanta United, një tifoz hyri në fushë në Fort Lauderdale për t’iu afruar legjendës së tij. Misioni u realizua vetëm pjesërisht, duke pasur parasysh ndërhyrjen e sigurisë së stadiumit dhe ndalimin para se të takonte Pleshtin.

Pushtimi i fushës në këtë rast nuk u bë dot efektiv, sepse tifozi u ndalua pak para se të arrinte te Messi. Për Pleshtin një tjetër demostrim dashurie dhe afeksioni nga tifozët e tij të rinj. Pas fotove e selfie edhe në super market, një stadium i tejmbushur e shoqëroi në debutimin e tij në Leagues Cup. Në atë ndeshje, Lionel shënoi në fund një gol fantastic me goditje dënimi, duke ekzaltuar tifozët e Inter Miami. Gjë që u kuptua edhe në këtë invazion fushe. Argjentinasi është idhulli i ri në Florida…

Lexo më tej: Messi udhëron, Libertadores bindet: ndryshim rregullash “për ta bërë ta fitojë”

Debutim me gol për Lionel Messi me fanellën e Inter Miami. Në stadiumin Dvr Pnk në Fort Lauderdale, “Pleshti” firmosi golin e fitores për amerikanët kundër meksikanëve të Cruz Azul. Kështu, ka shkuar si duhet debutimi në Leagues Cup, sfida mes skuadrave meksikane dhe Mls për një vend direkt në Concacaf Champions League. Goli që vulosi rezultatin 2-1 erdhi në minutën e 94’ me një goditje dënimi magjike nga Messi. “E pashë golin, e dija se duhej të shënoja. Ishte aksioni i fundit i ndeshjes dhe doja të shënoja”, tha shtatë herë fituesi i Topit të Artë pas ndeshjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *