Polemikat kanë shpërthyer në Kupën e Botës për femra pasi një gazetar i BBC i bëri kapitenes së Marokut për femra Ghiziane Chebbak një pyetje të papërshtatshme. E gjitha ndodhi në konferencën e shtypit pas humbjes 6-0 nga Gjermania. Ajo që është më e habitshme në lidhje me pyetjen është se nuk ka të bëjë fare me futbollin. Në fakt, korrespondenti i BBC e pyeti futbollisten: “Në Marok, marrëdhëniet e homoseksuale janë të paligjshme. A keni në ekipin tuaj lojtare lesbike? Si është jeta e tyre në atdhe?”
Chebbak u hutua nga pyetja, ndërsa ndërmjetësi i FIFA-s nxitoi duke thënë se pyetja është shumë politike. Megjithatë, gazetari këmbënguli, por kapitenia e Marokut e injoroi.
Morocco captain Ghizlane Chebbak’s almost in disbelief reaction to the question, says it all.
A completely unethical out of line question that poses safety concerns to the players he asking to be named.
Bizarre push followed.
pic.twitter.com/MKk84O774E— SHE scores bangers (@SHEscoresbanger) July 24, 2023
POLITIKA E MAROKUT
Maroku është një vend kryesisht islamik dhe si i tillë është e vështirë të pranosh orientime të tjera seksuale përveç heteroseksualitetit. Madje, një nen i kodit penal maroken sanksionon “devijimin seksual” me maksimum tre vjet burg. Kësaj i shtohet edhe një gjobë prej njëmijë dirhemë (92 euro).
Prandaj, ata që kanë orientime të tjera seksuale në Marok duhet t’i fshehin ato në dritën e ditës për të mos hasur në probleme me ligjin. E sigurisht që nuk do të shkojnë t’i tregojnë një gazetari në transmetim live, gjatë turneut më të rëndësishëm të futbollit për femra.
REAGIMI I BBC
Përveç kësaj, duhet nënvizuar edhe njëanshmëria e gazetarit të BBC. Askush nuk ka guxuar ndonjëherë të pyesë një kapiten të ekipit kombëtar të meshkujve të ndonjë vendi nëse kishte ndonjë homoseksual në ekip. Ndërkohë, pyetja e vajzave të ekipeve të femrave duket e pranuar nga shoqëria për shkak të një paragjykimi maskilist. Një paragjykim që lejon të bësh pyetje për çështje të ndjeshme më shumë për gratë sesa për burrat.
Lexo më tej: Botërori i femrave, kërkesa e pandershme e teknikut të Holandës për lojtaren: van de Donk nuk donte ta bënte
BBC kërkoi falje me shpejtësi për incidentin, duke pranuar papërshtatshmërinë e pyetjes. Nga ana tjetër, rrjetet sociale nuk e kanë falur pyetjen. Videoja dhe pyetja u bënë virale. Lëvizjet për të drejtat e komunitetit LGBTQIA+ u pozicionuan menjëherë kundër gazetarit, ashtu si shumë gra në botën sportive dhe jo sportive.
I can’t believe these wankers are still asking these questions. And of course they would NEVER ask a man about his team… https://t.co/v4KnLMjtbJ
— Martina Navratilova (@Martina) July 25, 2023