• |
ide | kryesore

Mbappé refuzon 700 milionë të Al Hilal, por goditjen e merr nga Ancelotti: “Jemi të kompletuar”

-Instant, Sport
Mbappé



Kylian Mbappé dhe thyerja me Paris Saint-Germain vazhdon të përflitet nga Franca në Japoni, ku parisienët janë në turne, por edhe në Arabi dhe Spanjë. Të gjithë sytë janë të përqendruar te francezi dhe te lëvizjet për të ardhmen e tij. Refuzimi i bujshëm i ofertës së Al Hilal, që nervozoi arabët dhe francezët që kishin arritur tashmë një marrëveshje, ka dëshmuar se mendja e Mbappé punon vetëm te Real Madrid. Por nga Blancos gjithçka është e heshtur nga këndvështrimi i merkatos. Tekniku Carlo Ancelotti, pas suksesit ndaj Manchester United, “shkarkoi” francezin, duke mbyllur, të paktën për momentin, derën për mbërritjen e tij te merengues.

“Organika është shumë e mirë kështu. Jemi të kompletuar”, tha Ancelotti në konferencën për shtyp pas suksesit 2-0 ndaj United. Fjalë që sigurisht nuk do t’i pëlqejnë Mbappé, që në orët e fundit ka qenë kategorik me Al Hilal. Refuzim i qartë, në fakt, i francezit për t’u ulur në tryezë për negociatat që do të çonin në një kontratë faraonike. Shpresa e tij është të mund të çlirohet me zero për t’u bashkuar me klubin më të lakmuar: Real Madrid.

STRATEGJIA E BLANCOS

Nga Spanja, burimet në klub, gjithçka është e heshtur dhe strategjia është e qartë. Një mbulim i vërtetë nga Florentino Perez dhe Blancos që presin të kuptojnë diçka më shumë për të ardhmen e Mbappé. Në fakt, krahu i hekurt me klubin ka nisur prej javësh, me francezin që nuk ka ndërmend të rinovojë e klubin që nuk dëshiron ta humbasë me zero verën e ardhshme.

Lexo më tej: Delegacioni i Al-Hilal në Paris për të bindur Mbappé: PSG gati të thotë po

E në dritare është Real Madrid që fërkon duart, ashtu si dhe vetë Mbappé, i vetëdijshëm se nëse gjërat shkojnë siç është planifikuar, në janar ai do të ishte i lirë të binte dakord me çdo klub. Kështu, fjalët e Carlo Ancelotti mund të jenë vetëm momentale, që synojnë të mos nxisin klimën e zjarrtë që Parisi po përjeton ditët e fundit. Real e di se ka në favor dëshirën e lojtarit. E me disa muaj pritje mund ta fiksojë goditjen, më të bujshmen, me parametër zero.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *