• |
ide | kryesore

Besiktas firmos me Rebic: kroati nuk shkon në turne me Milan, mund të jetë në Tiranë

-Instant, F1, Sport
Rebic



Kundërshtari i Tiranës në Conference League, fitues 3-1 në ndeshjen e parë të raundit të dytë, fundos një goditje edhe në merkato. Nëse ndonjë kishte ende dyshime për nivelit e lartë të Besiktas, ja ku vjen firma me sulmuesin e Milan, Ante Rebic. Gjithçka është e kryer për shitjen në Turqi të kroatit. Rebic tashmë është jashtë projektit teknik e nuk është grumbulluar për turneun në Shtetet e Bashkuara me kuqezinjtë.

Sulmuesi duhet të bashkohet me Besiktas me titull përfundimtar e të përshëndesë kështu kuqezinjtë pas 4 sezonesh e 29 golash në 123 ndeshje. Klubi i Stambollit po shpejton të kryejë procedurat për nënshkrimin me Rebic, me shpresën se ndoshta mund ta marrë për transfertën në Tiranë. Besiktas do të mbërrijë në kryeqytet në 3 gusht, për ndeshjen e kthimit.

Milan, nga ana tjetër, është shumë afër që të firmosë me Yunus Musah. Shitja e Ante Rebic te Besiktas duket se ka zhbllokuar përfundimisht negociatat për mesfushorin amerikan. Detajet përfundimtare ende mungojnë. Por takimi i radhës mes kuqezinjve dhe drejtuesve të Valencias duhet të jetë vendimtar në mbylljen e marrëveshjes. Tashmë, në fillim të javës së ardhshme, ai mund të jetë në Milano për vizitat mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës.

Lexo më tej: Pioli i tërbuar “përjashton” Rebic e Origi, i do menjëherë të ikin nga Milan: ja çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes

Musah, është shumë i ri akoma, por regjistron 27 paraqitje për ekipin kombëtar amerikan. Ai u rrit në ekipin e të rinjve të Arsenal dhe më pas zbarkoi në La Liga në vitin 2020. Në tre sezone në Valencia ai grumbulloi 108 paraqitje dhe 5 gola. 20 vjecari ka nënshtetësi italiane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *