• |
ide | kryesore

Gazetarja që denoncoi Veliajn: “Sot dita më e rëndësishme e vitit”

Arkiva, Lajme, Të fundit
ola xama erion veliaj



Gazetarja që denoncoi rolin e Erion Veliajt tek inceneratori i Tiranës, Ola Xama (shih videon ne fund te shkrimit) e ka konsideruar sot vendimin për sekuestrimin e djegesit të kryeqytetit si “ngjarjen më të rëndësishme të vitit”.

Lexo me tej:

SPAK “gjen” pronarët e inceneratorit të Tiranës. Vendos sekuestron. Veliaj në telashe 

Përkundër skeptikëve që shohin një lëvizje të llogaritur ajo do të theksojë kursimin e 15 milionë eurove që kalonin për bosët e inceneratorëve. “Nga sot shqiptareve do iu kursehen te pakten 15 milion euro ne vit qe merreshin nga disa njerez qe jane ne kerkim nga drejtesia. 13 milion euro qe paguheshin nga bashkia Tirane dhe 2 te tjera nga Durresi dhe Kavaja. Disa milion euro po u kursehen edhe operatoreve private qe ishin te detyruar te depozitonin mbetjet ne kete landfill” ka shkruar ajo në Facebook.

Andi Bushati: Jo vetëm Veliaj, Olën et shantazhuam nga pak të gjithë 

Dhe si të mos kënaqej me këtë ajo i ka hedhur një kunj edhe mediave që financoheshin nga bosët e inceneratorëve: “Edhe burimit te parave qe financonin disa media qe shanin dhe shpallnin armik kedo qe fliste pro interesit publik, tashme po i priten fijet”.

©Lapsi.al



7 Comments

  1. Po gaztoret e mediave te paguar nga inceneratoret ku jane???
    A do perfshihen edhe ata ne hetimet e SPAK per “shperdorim detyre”?

    1. Lali Eri mbyll syte edhe ke rruga qe lidh rrugen Panorama me rrugen Jordan Misja ku punonjesit e bashkise mbyllin syte dhe nuk shikojn dy bllokimet e rruges qe bejne dy te forte duke e perdor rrugen per parking. Laloi Eri do distancohet siç u distancua Limdita nga ngjarja ne Hamallaj por , polocia bashkiake , IMT e bashkise do duhet te pergjigjet ne spak per mosveprimet e tyre.

  2. Lali Eri mbyll syte edhe ke rruga qe lidh rrugen Panorama me rrugen Jordan Misja ku punonjesit e bashkise mbyllin syte dhe nuk shikojn dy bllokimet e rruges qe bejne dy te forte duke e perdor rrugen per parking. Laloi Eri do distancohet siç u distancua Lindita nga ngjarja ne Hamallaj por , polkcia bashkiake dhe IMT e bashkise do duhet te pergjigjen ne SPAK per mosveprimet e tyre.

  3. Patriote!
    Ju lumtë për punën tuaj të guximshme e cila bën që shqiptarët të çlirohen nga hajdutët e imunizuar me pushtet.
    Shqipërisë dhe shqiptarëve ju duhen më shumë patriot si ju zonjë e nderuar.

  4. Edhe kjo Po te merrte lek nuk do bzante… Nuk ma mbush me njeri mendjen per ktu ne Shqiperi . Kshu do jete, mo’s them me keq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *