• |
ide | kryesore

Protesta e gazetarëve në Kosovë, i heqin mikrofonat ministres Hajdari (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit
protesta e gazetareve ne kosove



Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë, Rozeta Hajdari është përballur me protestën e gazetarëve kundër vendimit për heqjen e licencës së Klan Kosovës. Në momentin kur ajo filloi të fliste në konferencen e njoftuar, gazetarët janë afruar një nga një pranë podiumit dhe në mënyrë demonstrative hoqën mikrofonat.

Pas gazetarëve janë tërhequr edhe kameramanët duke u larguar nga salla dhe duke lënë ministren në monologun e saj. Hajdari po fliste për bizneset që kanë bërë shkelje ligjore të ngjashme me Klan Kosovën, shkak për të cilin është marrë vendimi për mbylljen e televizionit.

Video më poshtë:



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *