• |
ide | kryesore

Përplaset për vdekje punonjësi i pastrimit të rrugëve në Durrës

Lajme, Të fundit
Pogradec, Policia, Sherr për prona në Prrenjas, goditet me sende të forta 40-vjeçari



Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e djeshme në Durrës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Y., 29 vjeç, banues në Këlcyrë, Përmet, pasi automjeti që drejtohej nga 29-vjeçari, ditën e djeshme, përplasi në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasin Sh. A., 51 vjeç, banues në Tiranë (punonjës për pastrimin e rrugëve).

Për shkak të dëmtimeve të marra, 51-vjeçari ka humbur jetën ditën e sotme, në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *