• |
ide | kryesore

Vodhi 3 shtëpi gjatë muajit korrik, kapet në flagrancë 40-vjeçarit në Golem

Lajme, Të fundit
Korçë, dy të arrestuar për vjedhje



Një 40-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se është autori i 3 vjedhjeve në banesë të kryera gjatë muajit korrik. Mëngjesin e sotëm u kap në flagrancë, teksa hapte me forcë derën e një tjetër banese në Golem, me qëllim vjedhjen e saj.

Në kuadër të operacionit të koduar “Çasti” u vu në pranga shtetasi G. E., 40 vjeç, banues në Kavajë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një kaçavidë që dyshohet se përdorej për të kryer vjedhjet, një çantë dhe një shumë parash. Vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova, vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi G. E.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *