• |
ide | kryesore

Dosja “Plumbi i Artë”/ SPAK përfundon hetimet, çfarë pritet tani?

Lajme, Të fundit
nuredin dumani



SPAK ka përfunduar hetimet për dosjen Dumani, ku rreth 1 vit e gjysmë më parë në sajë të operacionit ‘Plumbi i Artë’, u goditën disa grupe kriminale, dhe u lëshuan mbi 32 urdhër arreste.

Mësohet se organi i akuzës u ka komunikuar akuzat personave te dyshuar.

Ne kuadër të këtij operacioni u zbardhen 18 ngjarje të rënda kriminale të ndodhura ndër vite, kryesisht vrasje me pagesë për rivalitet mes bandave.

Ndaj, Dumanit rëndojnë 17 akuza dhe Hoxhës 8 akuza

Nuredin Dumani dhe ‘ushtari’ i tij Henrik Hoxha ka treguar gjithçka, çdo vrasje në të cilën është përshirë, përplasjet mes bandave kriminale, ndarjen me Talo Çelën, vrasjen makabre të Fatmira Dedës, si u vra i biri i tij, si u nxorën në pritë vëllezërit Viktor Haxhia dhe Besmir Haxhia.

Dumani ka rrëfyer që Ervis Martinaj, një prej njerëzve më të njohur të botës kriminale në vend, i zhdukur prej një viti ka qenë gati t’i paguajë 500 mijë euro për vrasjen e Indrit Dokles, por që nuk e realizua.

Më 17 shtator 2020 bashkë me Enver Divën, Nuredin Dumani, ka vrarë vëllain e ish mikut të tij Talo Çela, Bujar Çelën, thuhej në dosjen e siguruar nga Report TV.

Operacioni “Plumbi i Artë” ku u goditën 8 grupe kriminale u ndërmor më 19 maj 2022

Të arrestuar gjatë operacionit ‘Plumbi i Artë”

Nuredin Dumani, 35 vjeç
Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
Altin Ndoci, 35 vjeç
Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
Skerdi Tasi, 31 vjeç
Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
Ilirian Feci, 47 vjeç
Enver Diva, 43 vjeç
Besjan Xhixha, 31 vjeç
Ardjan Uzuni, 56 vjeç
Leonard Palushi, 41 vjeç
Gentian Sharra, 48 vjeç
Fatos Gosa, 54 vjeç
Florenc Çekrezi, 35 vjeç
Petrit Qoli, 51 vjeç
Agron Qoli, 52 vjeç
Agron Qafa, 48 vjeç
Asllan Plaku, 30 vjeç

Të akuzuarit që janë në arrati
Ervis Martinaj
Florenc Çapja
Talo Çela
Festim Qoli
Alban Bengasi
Elvin Merlika
Alket Xhixha
Marjus (Suel) Lulaj (Çela)
Agron (Kamber) Mehja
Aleks Çela alias (Tom Qorri)
Mikael Qosja (Kamami) (Stefo)
Abedin Mama (Dine Çami)



2 Comments

  1. “Opozita ka të drejtë të protestojë, por jo të kërcënojë dhe aq më pak të sulmojë institucionet shtetërore. Në cv-në e saj politikë. Këto janë dy foto të pas 14 shtatorit 1998. Muret e Kryeministrisë dhe Ministrisë së Financave u shkatërruan nga kallashnikovët e protestuesve.Salih karaxhic berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *