• |
ide | kryesore

Ironizon Salianji: Kultivimi i kanabisit nga ushtria, i denjë për skenaristët e filmave

Lajme, Të fundit
Salianji: Kultivimi i kanabisit nga ushtria, i denjë për skenaristët e filmave



Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pas skandalit ku u përfshi ushtria shqiptare me kultivimin e kanabisit në Zarr Hell të Tiranës. Në një postim në Facebook, Salianji e ka quajtur ngjarjen si skandal të denjtë për skenar filmash. Ai shton se ky rast dëmton imazhin e ushtrisë tek partnerët. Më tej demokrati shprehet se modeli i krijuar nga qeveria e ‘Rilindjes’ është krimi, korrupsioni dhe abuzimi me ligjin.

“Në brendësi të repartit më elitar dhe më të sigurt të Republikës kultivohet, ruhet dhe paketohet me siguri të lartë drogë! Zbulumi i parcelave me drogë në zonën e sigurisë së lartë të Zall Herrit, brenda repartit të ushtrisë është skandal i paimagjinueshëm dhe për skenaristët e filmave!

Fatkeqësisht, ky rast dëmton imazhin e ushtrisë tek partnerët përveçse tregon kalbëzimin në çdo qelizë të çdo strukture shtetëtore, rënien e çdo norme ligjore dhe morale dhe fundosjen e Republikës në parametra të padëgjuara as për kartelet e Amerikës Latine! Modeli i krijuar nga rilindja që me paligjshmëri, krim, abuzime pasurohesh dhe ngjitesh në karrierrë ka vendosur në garë konkurrence çdo strukturë shtetëtore se kush bën abuzimet më të mëdha!

Përgjegjësia politike është e KM, zgjidhja për të luftuar krimin, për të ndërtuar shtet të së drejtës është largimi i qeverisë!”, shprehet deputeti Ervin Salianji.



8 Comments

  1. Nuk shoh nje front opozitar ne horizont. Ironira, deshira, sharje kot ka sa te duash ama. Shyqyr populli opozitar eshte pak por ben zhurme kot. A thu se pushtetin e fiton ai qe sha me shume.

  2. Ka dhe buri makinash. Keto i ka qef sala kur hyn ne qytet. Dalin llacat me benca. Filloi dhe basha ca kohe mblidhte cuna qe iu binin burive po hoqi dore pastaj……

  3. E ku eshte problemi ketu? Ku me mire so kultivohej e ruhej se sa ne Rep Usht. te sigurise

    se larte? Ndoshta e kane pasur per shefat “ma nalt o burre”.

  4. Qeverisja Rama eshte katastrofe ne cdo aspekt por ku flet ky mr Bini qe na ben pushimet ne jahte luksoze mafjozesh dhe oligarkesh se bashku me Noren e Kelmendit te Berishes,.. vetem te trazon stomakun.

  5. Atëherë si do t’a zgjidhësh këtë problem o V???Na gjë noi që mund të rrëzojë Ramën se këta të opozitës ty nuk të pëlqejnë.Je aq i mirë informuar sa dhe i di çdo gjë deputetit.Noi fotografi a i bëre??

  6. C’fare nuk pret prej Edvin Ramdroges.
    Nji parcele do te mbidhet tek kopshti orbithal i kryemuterise-strise.
    Poshte organizata kriminale: partia socialiste e Shqipnise!

  7. Ky eshte problemi jone Gimo, te inkurajojme njerez me integritet ne politiken opozitare dhe jo si Saliani qe u katalputua ne politike si produkt i Henri Cilit dhe se babin e kishte kryetar komune e ishte kusheri i afert Ilir Metes. Sa per fotot qe kerkon i gjen fare kollaj ne internet.

  8. Ndersa “Metamorfoza” arrestoi nje kryeprokuror dhe Komisar besnik politik te mafies ne pushtet, cakejte e ushtrise e tymosin ne Zall-Herr! Thjesht edhe pak cipe qe kishin plasi dhe boja u ra pertoke ketin sistemi te kalbur kriminal “polici-ushtri”.

    Sidoqofte, dallkauku Balla vrapon poshte e larte, si ajo neper poture, goditje, thote i godituri, me te forta e me kobure! Si duket e kane mision qe te spastrojne cdo bashkepuntor nga kanabisi per droge e tja lene gati kryepykes Rama dhe hjenave perreth ta kultivojne per mjeksor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *