• |
ide | kryesore

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, arrestohet 50-vjeçari në Durrës

Lajme, Të fundit
Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat dhe dogji tokën e fqinjit, arrestohet 50-vjeçari në Durrës



Një 50-vjecar është arrestuar në Durrës për zjarrëvënie të qëllimshme. Mësohet se Arjan Dani kishte ndezur zjarr për djegien e disa mbeturinave. Për shkak të përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe toke në pronësi të një shtetasi tjetër.

Njoftimi i policise: 

Durrës/Policia arreston një tjetër autor zjarrvënieje. Ndezi zjarr për të djegur mbeturina dhe për pasojë dogji tokën e fqinjit, arrestohet 50-vjeçari.

Sapo u njoftuan se një shtetas kishte ndezur një zjarr në lagjen nr.8, zjarr i cili po dëmtonte tokat përreth, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të këtij rasti, shtetasit A. D., 50 vjeç, banues në Durrës.

50-vjeçari kishte ndezur zjarr për djegien e disa mbeturinave, dhe për shkak të përhapjes së flakëve, u dogj një sipërfaqe toke në afërsi, në pronësi të një shtetasi tjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *