• |
ide | kryesore

11 punonjëse mbeturinash fitojnë lotarinë 1.1 milionë euro në Indi

Arkiva, Lajme, Të fundit
indi



Çmimi prej 100 milionë rupi, (1 109 154 euro) shpërbleu përpjekjet e 11 grave nga Kerala në Indi, punonjëse të një kompani për grumbullimin dhe klasifikimin e mbeturinave. Ato u bashkuan duke vënë para së bashku për të blerë një biletë 250 rupi (2.70 euro) dhe më pas rezultuan fituese.

9 nga milioneret e reja kishin paguar nga 25 rupi secila ndërsa dy prej tyre kishin mundur të vendosin vetëm gjysmën, 12.5 rupi. Në fund rezultoi se ajo e tyrja ishte bileta me bat që fitoi çmimin e madh të lotarisë kombëtare të sezonit.

Në Indi mund të bëhesh milioner me një biletë lotarie prej 2 eurosh të blerë nëpër kompani. Fitueset që u shpallën këtë të hënë thanë se nuk kishin shumë shpresë pasi e kishin provuar fatin edhe 3 herë të tjera, por më kot.

Tashmë ato kanë bërë edhe parashikime se si do t’i përdorin paratë. Ato thanë se do të ndërtojnë shtëpi për familjet e tyre, do të arsimojnë fëmijët dhe do të shlyejnë borxhet. “Milioneret” e reja kanë nënvizuar se do të vazhdojnë të punojnë të gjitha në kooperativën e grumbullimit dhe seleksionimit të mbetjeve që i ka bashkuar një vit e gjysmë më parë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *