• |
ide | kryesore

Kompania nxjerr gabim numrat, amerikani kërkon çmimin 340 milionë $

Arkiva, Lapsi Leaks
milionë



John Cheeks, një amerikan nga Uashington DC, i cili mendoi se kishte fituar një çmim me vlerë 340 milionë dollarë ka paditur Powerball dhe Lottery DC, të cilët pretendojnë se publikuan gabimisht numrat e tij. Ai tha se u ndje “i mpirë” kur pa për herë të parë se numrat fitues të Powerball përputheshin me biletën e tij në janar 2023. Por kur Cheeks paraqiti biletën e tij në Zyrën e Lotarisë, kërkesa e tij u refuzua.

“Një nga agjentët më tha që bileta ime nuk ishte e saktë dhe thjesht mund ta hidhja në koshin e plehrave”, – tha ai për BBC. Në vend të kësaj, Cheeks e mbajti atë biletë dhe gjeti një avokat. Ai tani ka paditur lotarinë për dëmshpërblim, në shumën e jackpot-it të Powerball, plus interesin që do të kishte fituar nga ajo në ditë, në total 340 milionë dollarë.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Poëerball dhe një kontraktues llotarie, Taoti Enterprises me bazë në DC, pretendojnë se konfuzioni erdhi për shkak të një gabimi teknik. Një punonjës i Taoti tha se më 6 janar 2023, ditën kur Cheeks bleu biletën e tij, një ekip i cilësisë po kryente teste në faqen e internetit. Atë ditë u postuan “aksidentalisht” në faqen e internetit disa numra që përputheshin me numrat e Cheeks.

Ata numra qëndruan në internet për 3 ditë, deri më 9 janar. Në fakt numrat online nuk përputheshin me numrat e vërtetë që ishin hedhur në shortin e fundit. As Powerball dhe as Taoti nuk iu përgjigjën kërkesës së BBC-së për një koment. Cheeks i ka paditur për 8 akuza të veçanta, duke përfshirë shkeljen e kontratës, neglizhencën, shkaktimin e shqetësimit emocional dhe mashtrim.

Avokati i Cheeks, Richard Evans tha se për shkak se numrat fitues përputheshin me numrat e Cheeks, ai ka të drejtën e “çmimit të parë”. Evans tha se Cheeks ka të drejtën e dëmshpërblimit për “neglizhencën e madhe” të lotarisë në postimin e numrave të gabuar të lotarisë. Seanca e radhës për këtë rast është caktuar për më 23 shkurt.

Shanset që dikush të fitojë Jackpot-in janë jashtëzakonisht të rralla, rreth 1 në 292.2 milionë. Për krahasim, shanset për t’u goditur nga rrufeja janë 1 në 1.22 milionë, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit të SHBA. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *