• |
ide | kryesore

Debati/ Sa lulishte u shkatërruan në Tiranë për kulla

Kryesore, Lajme



Shkatërrimi i lulishtes në qendër të Tiranës për t’i hapur rrugë punimeve të kullës 205 metra të lartë të quajtur “Mali i Tiranës”, u shoqërua me një sfidë direkte për kreun e opozitës, Sali Berishën. Fakti nëse ky do të fliste apo do të heshtte për kullën dhe pronarët e saj u pa si një test për llojin e opozitës që mund të bëjë Berisha. Madje vëmëndja për Berishën ishte më e madhe se sa përgjegjësia e Edi Ramës dhe Erjon Veliajt që hodhën firmat për lejen e ndërtuesve të kompanisë Nova Construction.

Në protestën që organizoi në hyrje të rrethimit të lulishtes në Rrugën e Barrikadave, kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ishte i pari që e ceku mundësinë e përfshirjes së partive të opozitës në biznes me qeverinë. Ai foli për “parti të vjetra që përfitojnë nën rrogoz nga të njëjtët përbindësha prej betoni dhe nga të njëjtët oligarkë dhe nga të njëjtët gangster”.

Një deklaratë e tillë në protestë do kalonte në heshtje sikur një pjesë e mirë e mediave që kontrollohen nga qeveria të mos i bënin jehonë të njëjtit mesazh. Këta i hodhën dorashkën e sfidës Berishës nëse mund të fliste apo jo për shkatërrimin e lulishtes dhe ndërtuesit e kullës. Megjithëse nuk doli në protestë, edhe Lulzim Basha bëri një reagim në Facebook ku foli për “bashkëfajësi mafioze” dhe për një “kastë 33 vjeçare që bëhen bashkë si dy duar që lajnë fytyrat e nxira nga korrupsioni”.

Sfidës për të folur për kullën “Mali i Tiranës”, iu përgjigjën Sali Berisha dhe i biri, Shkëlzen Berisha. “Për t’i dhene nje pergjigje kujtdo qe ka ngelur ne grepin e shpifjes se radhes po i bej nje sfide publike Edi Rames qe te revokoje lejen e ndertimit, ose te pranoje ne heshtje se pas saj njelloj si per qindra leje te tjera jane pazaret qe ai firmos paf paf paf e fap fap fap bash si per vjedhjen e inceneratoreve” shkroi Shkëlzen Berisha në rrjetet sociale.

Pak më pas, në një konferencë për mediat për inceneratorin e Tiranës, Sali Berisha reagoi edhe për kullën e re që do të ndërtohet në qendër “Në qoftë se Edi Rama paska dhënë leje për Shkëlzen Berishën, duhet të kesh humbur çdo mendje, duhet të bëhesh shpifës i kalibrit të Ymer Bazes, apo Carlo Bollinos që të nxjerrësh shpifje të tilla. Megjithatë, e ftoj Edi Ramën të anulojë menjëherë lejen” tha Sali Berisha.

Pavarësisht të gjithave, projekti “Mali i Tiranës” është përzgjedhur nga një juri e drejtuar nga kryeministri Edi Rama që në datën 1 Tetor të vitit të kaluar. Dhe as Rama, as Veliaj nuk janë fshehut. Përkundrazi, aktiviteti për të përcaktuar projektin më të mirë arkitekturor u zhvillua i hapur dhe u transmetua live në disa media.

Ditën e sotme në zonën e rrethuar në lulishten ku do të ndërtohet kulla 205 metra e lartë ka skrepa dhe buldozerë që do të hapin gropën e ndërtimit. Sipërfaqja e ndërtimit do të jetë rreth 70 mijë metër katrorë. Kulla do të jetë 58 kate, me një lartësi prej 205 metrash dhe do të ndërtohet nga Nova Construction.

Shkatërrimi i një lulishteje nuk është hera e parë që ndodh në Tiranën që drejtohet nga Erjon Veliaj.

Në vitin 2015, një shumëkatësh rrëmbeu disa hektarë gjelbërim në krahun verilindor të Parkut të Madh të Liqenit Artificial të Tiranës. Në vitin 2017, një hapësirë e gjelbër, e njohur në kryeqytet si ish Parku i Autobuzëve u shkatërrua në vitin 2017, pas një leje ndërtimi që mundësoi ngritjen e një kompleksi pallatesh shumëkatëshe. Njësoj në fillim të rrugës së Elbasanit u prish në vitin 2018 një pjesë qëndrore e parkut ikonik të kryeqytetit, i ashtuquajturi “Lodrat e Elbasanit”, ndërsa më pas projektet e betonit kanë avancuar në disa zona të gjelbra, si tek Garda e Republikës që është zhvendosur tashmë për t’i hapur rrugë ndërtimeve shumëkatëshe.

Është e qartë se Bashkia e Tiranës nuk ka më asnjë fuqi që t’i bëhet barrierë projekteve të betonizimit të qytetit në funksion të biznesit, ndryshe nga çfarë premtoi Veliaj para se të zgjidhej kryetar bashkie në vitin 2015.

https://youtu.be/q_tit2fezc0?t=3157



44 Comments

  1. Zero ndertime!

    Cirku i ramës shfaqje non stop

    Nga djegsit tek pëllumb gjoka investitor strategjik vrases, dhe tek kulla mbrapa tob.

    Nga skandali në superskandal nga vjedhja në supervjedhje

  2. Op0zita 1 vit para e denancoj kete projekt populli i tiranes e votoj kete bashki tani ta gezoj kullen ca faj ka opozita.

  3. Perseris edhe ketu, urimet e mia me te sinqerta ndaj te gjithe foltoristeve per arritjen e kesaj fitoreje te shkelqier: fillimin e ndertimit te kulles se Familjes tek 9-Kateshet.

    Mundimi dhe sakrifica juaj ja vlejti!

    Tani… Berisha fitoi kullen dhe siguroi te ardhmen financiare te Xenit.

    Ju cfare fituat? Karin?!

    Perpara revoluciokare!

    Revolucioni vazhdon!!! 😅😅😅

      1. Mos e trazo se vjen erë!

        Sa parqe e lulishte ?!

        Rama ka akoma 3mijë usd, ndersa lali ka pensionin e mamit!!!

          1. Po pse ti ca po bo? 😅😅😅

            Ore gjynaf mor plak se jeni kaq kara! Por jeni te shkref. Dmth. kara-lloje! 😅😅😅

          2. Po he pra ke pa ti? Boj dhe si garip kur ne fakt ketu garipi je ti, ja shisha muetren mu te fajku.

      2. Une fitova leke, edhe pa qene djali i babit te Xenit apo te Zahos. Po ti ca fitove o loqja e palles se karit tim?!

        Dhe nuk eshte betonizu Tirana! Shko bej nje xhiro ne Paris apo ne Budapest apo ne Londer… apo nje qytet Europian Perendimor cfaredo, per te kuptu cfare do te thote betonizim.

        Tirana thjesht vuan nga ndertimet e shemtuara te viteve 90-00 si edhe borxhet e larta qe i la pacienti i doktorit tuaj.

        Po ju s’keni si ta kuptoni. Se jeni injorante. Hani, pini, dhini. Fatkeqesisht nuk qini. 😅😅😅

        1. Jorgo Pallkari ke ngel pa operatore, qe vetem ti flet?
          Kujdes, se po te del lepri ne Rrogozhine dhe s’ta ka fajin kush po “u plagose”, he xhan.
          Se jo per gje, por s’mbaheni as per mencuri, ju baltovinat.

          1. Ka ngel pa lulishte

            Eshte vetem bythqir urash tani.
            Nga bythqir lulishteje eshte bere bythqir tek lana

        2. Kane kaluar rreth 15 vite nga hera e fundit qe kam qene ne Budapest, te kete ndryshuar kaq shume valle sa ti e krahason me Tiranen???
          Or shkerdhat, Budapest nuk ka te krahasuar me Tiranen. Ku i ke pare kullat ti ne qender te Budapestit? Une mbaj mend qe kishte vetem ndertesa 3-5 kateshe me stil perandorak. Budapesti ka disa parqe dhe lulishte, gjithashtu shumica e njerezve atje banojne ne shtepia 2-3 kateshe ose ne shtepia private dhe pallatet atje gati gjithmone kane peme ndermjet tyre jo si ne Tirane ku del ne dritare dhe i jep doren komshiut perballe.
          Sic thote Lubonja, Tirane eshte shndrruar ne nje fjetore te madhe.

          1. Ca mo?! Budapesti me ndertesa 3-5 kateshe?!

            Ik o kari ik, se doja te te jepja nje pergjigje me te struktuar, po s’ja paske haberin. Keshtu qe thanx se po pertoja.

        3. Jetoj ne New York. Lagjia ime Staten Island. Ka 35% pse 1/3 hapesire pyll qe eshte ligjeruar te jete e pandryshueshme she do mbetet perjetesisht e tille. Ka mbi 20 parqe, mbi 15 liqene artificiale te krijuar per shlodhje dhe aktivitete te ndryshme. Ne Manhattan ke Battery Park afer Wall Street. Ne midtown ke Central Park. Ku duhet te ecesh me shume se nje ore ti biesh nga nje cep ne tjetrin. E me dhjetera parqe te tjera me te vegjel. Prandaj te lutem mos me krahaso Tiranen me metropolet e Perendimit. Eshte njesoj si te krahasosh shurren me parfumin. Po te pelqen Tirana e Rilindjes ja pafsh hajrin. Per mendimin tim eshte thjesht nje fjetine gjigande. Pasi nuk ploteson asnje kriter te quhet qytet.

          1. Dhe si i ka arritur New York-u gjithe keto?! Ne c’menyre? Si ka arritur New York-u te permbaje, (deri ne kete pike qe ti po e ekspozon si ‘success story’), tendencen free-rider te ndertuesve me gjithe allishverishtet qe ata, (fale pushtetit te pares qe kane), bejne me perfaqesuesit e popullit ne vendimarrje, (keshill bashkiak, kryebashkiak, etj…)

            He? Kush? Kush ishte aktori tjeter perballe ketyre?

            Gjeje kete edhe aty gjen edhe zgjidhjen per hallet qe po i qan Shqypnise nga New Yorki!

        4. Sefer Daja!
          Na “fal” o Jorgo-pallakari, që nuk te paskemi qi!
          Po ti nuk je as për tu qi!
          Ti je thjesht për tu dhi!!!!
          Ku ke pa ti qytete europiane me kaq mizëri ndërtimi në qendër????
          A e kupton se nuk bohet fjal për ti dhën zhvillim Tironës, por thjesht MAFIA në pushtet, po mendon si e si të pasurohet në mënyrën më të shpejtë të mundshme!!!

          1. i dhjet fuga ne goje sa here poston tek lapsi, e ka bonus

          2. Ti provo ta ngrefesh nje here e pastaj let’s talk about the qirje.

            Provoje nje here duke i rene me dore… se ku i dihet.

      3. Ore unë këtë punë kam.
        Për këtë paguhem.
        Unë patronazhist jam. Dhe sa të jeni ju budallenjtë e lapsit, patronazhistët do të jetojnë përherë të lumtur.
        Kur të mos ketë më budallenj te lapsi dhe kur të vari veten Namuti, të zestë ne, do na heqin nga puna.

  4. Mos thoni se Jorgua ( im vella) llap ketu vetem per nje sufllaqe.Ai eshte i zoti dhe punon per vitin tjeter ( ju kujtohen heronjte e punes socialiste qe e tejkalonin planin e vitit e punonin per 5 apo 10 vjet perpara) ja Ky eshte Jorgua.Perpara vec perpara ,njelloj te gjithe si rilindja.

    1. Çar ka ngel? As gjë.Betonizu çdo gjë!!!Ka që nga 2000 që filloi ndërtimi kaotik i Ramës.Gje shesh e ndërto.Mos të kishte qenë periudha 2005 -2013 kur qeveriste PD që i ndaloi ndërtimet rrezik dhe sheshi Skënderbej do ishte me kulla.Ne asnjë vend të botës nuk ka qendër të ketë kulla të larta. Janë ndërtuar në vënde larg qendrës të përqendruara për zyra biznesesh.Dhe Londra që mbahet për shmangie nga rregulli i tillë prapë e ka zbatuar këtë rregull.Dhe kjo shmangie ndodhi për shkak që ju hapën dyert parasë ruse që vërshoi furishëm. Në Romë nuk egzistojnë veçse pak në Milano.Dhe më karakteristike është që të gjitha vendet lindore ish komuniste fanatikisht e kanë ruajtur kryeqytetet e tyre dhe duke i restauruar ato. Për këtë jam i sigurtë pasi i kam vizituar të gjitha pothuaj.Dhe të mendosh që Tirana është vend sizmik dhe ka një shtresë gjeologjike të pa qëndrueshme dhe për këtë arësye në një plan rregullues italian që në kohën e pushtimit ishte vendosur që pallatet të ndërtoheshin vetëm me 6 kate. Këtë rregull dhe vetë Enveri zbatoi me perjashtim të 15 katëshit.Por e bëri me qëllim që të shemte katedralen ortodokse.Rama nga babëzia për para dhe ndjenja e e antishqiptarit për të shkatërruar çdo gjë s’pyeti ligj e rregull e bëri në bashkëpunim me pseudo specialistë përfitues nga ndërtimet!!

      1. ti kujton se i plasi kari rames?!

        pertej sarkazmes, eshte e vertete ajo qe thua. por shqiperine po e qeverisin ojf ojq, ke ramen ish ojf ojq, ke veliajn ish ojf ojq, ke gjithe aparatin e drejtesise se re te dale nga ojf e ojq te ndryshme

        ke plot keshilltare e ministra qe kane dale nga ojf e ojq ,fondacionet vetem letra bosh te projekteve te parealizuara , dhe fatura e dieta mbushin. fondacion hesapi

        kemi qeverisje fondacionesh dhe nje ushri te madhe bandashe policesh qe trafikojne

  5. Në të gjitha metropolet europiane ku kam qenë, të lindjes e të perëndimit nuk kam parë të ketë ndërtime më të larta se ato të vjetrat pasi është e ndaluar me ligj që të prishet imazhi historik i tyre.
    Ka lagje të reja periferike që në shembullin e Down Town -ve amerikane, ndërtohen ndërtesa shumëkatëshe të ndërtuara kryesisht për qendra biznesesh e unstitucionesh ndërkombëtare, por shumica dërmuese e atyre që punojnë në këto lagje “moderne”, nuk banojnë atje pasi nuk janë aq budallej si Jorgica që të lemeriten nga nxehtësia e betonit.
    Ndryshe nga Europa me një kulturë e histori të vjetër, në kontinentin e ri, siç quhet gabimisht Amerika, nuk pati qendra me arkitektura të vjetra romake e prandaj u ndërtuan Down Town-et
    Mos u merni me këtë copën e gomarit që nga emri duket një provokues injorant e rrugaç banal.
    Druaj se nuk është Jorgo po një Jorgica që pasi ka kaluar në shtrat tek karagjozi dymetrosh, i ka ngelur mëndja tek hallati i tij prandaj bën edhe rolin e provokatorit idiot për ti ngjarë atij.

  6. Po pse permendni vetem lulishtet e parqet. Keta “socialisto-progresistet” e rilindjes nuk kane lene asgje publike ne kembe. Ketu ske trotuar te lire ku te kalosh. Cdo hapesire rreth pallateve eshte zene me bare ku vegjeton kotesia qe kane mbjelle keta ne vite. Meqe jorgua ka shetitur pak te me gjeje nje qytet tjeter (e jo me kryeqytet) ku shikon me shume bidona, karrige e vazo lulesh qe zene parkimet publike sesa makina te parkuara. Po nje kryeqytet pa teatro e kinama ku e gjen. Po keta nuk lane nje gje te vjeter per kujtese historike, te dina ata qe do vijne si ka qene, edhe ashtu e shemtuar, s’ka problem. Bota ruajne murin romak, katakombe, banesa te gerryera ne gur si shpella. Ne shembim e prishim cdo gje. Ta benin me funksionale hajde de, po keta vetem kulla dine te bejne. Trafiku dhe ndotja reale vetem shtohen. Mbikalim me semafor. 6 vjet nuk mbarojne dot 1 km rruge me 20 milione Euro. 15 here kane vene dore te M. Shyri, vetem vjedhin e asgje nuk rregullojne. Keta as te vjedhin nuk dine tamam, jo me te bejne ndonje pune te hajrit

    1. @ jorgo palikari 13:35
      Qirje Jorgo!
      Mos u tremb se nuk të qij!
      Nuk i bie asaj vrime që të kruhet ty!
      Ti si gjithillog që je i di të tëra! Se nuk le koment pa i bo freskun e rradhës pushtetit!
      Meqë zotrote e ke mir me të madhin, siç thot i madhi Kadri Roshi, a nuk më puth njëher, po jo në prapanicë, po në toçin e karit, se kushedi dhe më çohet nga puthja jote!
      Pastaj, let’s talk abaut qirje , qirje Jorgo pallakari!!!

  7. Qirje Jorgo, a ke qen në Athinë, ku je frymezuar me marr nick nemin?
    A ke ven re që Akropoli shifet nga çdo ndërtese e qytetit???
    Kur ishim fëmije, ne në Tiron, nga kati i 3 ose i 4 i çdo pallati, shikonim 15- katshin që ish pika e referimit e qytetit!
    Se nga taraca e kateve te pesta shikonim kalan e Petrelës e të Prezës!
    Kurse sot shikon dritaret e komshiut!!!
    Të gjith qytetet qendrat i kan më të ulta dhe më historike, ndërsa godinat e mëdha shtrihen kryesisht më të larguara nga qendra! Këtu po ta përsëris: nuk bëhet fjalë për të zhvilluar qytetin( se per zhvillim, mund te zhvendoseshin kullat psh në bregun e lumit, qe te zhvillohej zona), por këtu bëhet fjalë për PASURIM, e PASURIM të shpejtë të MAFIAS në pushtet!!!

  8. ”SUGJERIM: Opozita në pamundësi të marrë pushtetin në 2025, mund të marr 3 leje ndërtimi për 3 kulla në oborrin e PD. 3 kulla për 3 kryetarë.

    3000 apartamentet t’ju ndahen 3000 militantëve që dalin në proresta.O kari i salihut qe jeton ne New York harron qe njujorku do kete me shume parqe sepse ka 30 milion banore kurse tirona ka 860 000 mije banore,krahasim idiot ti kari qe jeton atje,por kete po e nderton salihu dhe shkelzeni

    1. Ore po akoma ke Saliu ju???
      Nëse e nderton Saliu dhe Shkëlzeni, Rama dhe Veliaj duhet të DORËHIQEN ose të “dorëheqin” dorë nga leja e kullës SEPSE: PO PËRKRAHIN EKONOMIKISHT NJË FAMILJE NON GRATA NGA KONGRESI AMERIKAN!
      DHE NON GRATA PËR KONGRESIN NUK DO TE THOT THJESHT TE MOS SHKELËSH AMERIKËN( se bo vaki atyre nuk i rruhet me shku andej) POR KUR JE NON GRATA, TË PRITEN TË GJITHA FIJET E MUNDSHME PËR TU PASURUAR!
      BERISHA(që per mua osht për ë burg), E BËRI SFIDËN: ANULLOJENI LEJEN THA PUBLIKISHT!
      TASHI TOPIN E KA RAMA DHE VELIAJ, POR ATA NUK HEQIN DOR KOLLAJ, SE ATY OSHT NJI “TOP” ME PARA!!!

    2. Meqe po bon ironi:
      Un nuk jetoj ne NY, por e kam vizituar dhe ka hapsira ( parqe e lulishte), sa nuk ta merr mendja!
      Natyrisht qe është dhe Manhatani ku bien në sy qiellgërvishtësit, por i nderuar, pos harro që është qendra ekonomike e botës, e shkojnë biznesmenët më të fuqishëm të planetit , e jo Tirona jonë e dashur, ku fatkeqsisht vijn ” turista” që bëjnë dhëmbët e mbushin qofteritë e pazarit të ri ose rrugën e Kavajës( se as tek restorantet e mira nuk shkojn)!!!
      Dhe për m2 hapsirë për banor, Tirana jon e vogël, prap ka më pak se NY!!!
      Për të mos fol pastaj për Washington DC dhe Bostonin, ku parqet ishin gjigande e vërtet të merrte malli me pa një ndërtesë të lartë!!!

  9. Meqe po bon ironi:
    Un nuk jetoj ne NY, por e kam vizituar dhe ka hapsira ( parqe e lulishte), sa nuk ta merr mendja!
    Natyrisht qe është dhe Manhatani ku bien në sy qiellgërvishtësit, por i nderuar, pos harro që është qendra ekonomike e botës, e shkojnë biznesmenët më të fuqishëm të planetit , e jo Tirona jonë e dashur, ku fatkeqsisht vijn ” turista” që bëjnë dhëmbët e mbushin qofteritë e pazarit të ri ose rrugën e Kavajës( se as tek restorantet e mira nuk shkojn)!!!
    Dhe për m2 hapsirë për banor, Tirana jon e vogël, prap ka më pak se NY!!!
    Për të mos fol pastaj për Washington DC dhe Bostonin, ku parqet ishin gjigande e vërtet të merrte malli me pa një ndërtesë të lartë!!!

  10. “Gjithçka ka një fund, ka një mbyllje, çdo cikël. Sado i gjatë të jetë cikli i Berishës, ka një fund, ka një mbyllje përfundimisht. Cikli politik i Berishës është mbyllur që prej 2 vjetësh. Sigurisht, është një njeri i dëbuar prej bankave politike, si në vend edhe jashtë. Por është një fuqi shumë e madhe e së keqes, Berisha është fuqi e së keqes.Ti qenke nje rrote kari komplet,nje lagje ne njyjork eshte sa shqiperia,krahasimi behet me fryme popullsie dhe duhet te flasesh kur te jetosh atje.

  11. Ke aq mllef sa nuk i lexon komplet komentet!
    Ta thash qe Tirona ka me pak hapsira për m2 për banor dhe sa NY !
    PO tipave ( caraca) si puna jote , po nuk ju shave Berishën, nuk e quani!!!
    Nji pyetje:
    Un nuk jetoj ne NY, jetoj në Tiranë:
    – Kush ja ka dhënë lejen për Malin e Tiranës, Non Gratës?( Gjithmon nëse supozojmë se vërtet osht familja Berisha financuesja dhe përfituesja nga kulla??)

  12. Dihet tashmë se dymetroshi karagjoz, nuk është vetëm qejflli grataçelash nga ku nxjerr 20 përqindshin, por shquhet edhe si kryeministri i shpërthimeve me tritol të gjitha ndërtimeve të “armikut politik”
    Është haruar fakti që ai e filloi qeverisjen e Shqipërisë duke hedhur në erë disa pallate të ndërtuara nga “armiku” dhe e ka vazhduar këtë mani të tritolit edhe në këtë vit.
    Janë të freskëta skenat e shëmbjes së rezortit turistik të Hysenbelliut, vetëm se ishte pronar i mediave kritike ndaj tij.
    Jam i bindur me 100% se nëse Hysenbelliu do ta çonte problemin e tij në një arbitrazh ndërkombëtar, ashtu si me Becchetin raksapaguesit shqiptarë do të humbisnin disa milionë euro.
    Në fakt kjo histori filloi që me “pallatin e Lulit” në Vlorë, siç vazhdohet të quhet akoma edhe sot abuzivisht.
    E kam parë ate pallat nga deti, e ndryshe nga soji i ambientalistëve majtistë, më është dukur një ndërtim shumë i bukur.
    Pretendimi i Ramës për ta prishur ate ndërtim, ishte se pengonte ndërtimin e Lungomares kur në fakt ai nuk e pengonte por veç e zbukuronte ate.
    Qëllimi i fshehtë i Ramës në fakt doli më vonë kur mediat e tij filluan ta quajnë “pallati i Lulit”
    Çfarë lidhje kishte Basha me ate pallat ?
    Pallati u ndërtua me leje të rregullt ndërtimi nga bashkia socialiste e Vlorës e ndërmjet disa biznesmenëve që investuan për ndërtimin e tij, paskej qenë edhe vjehri i Bashës.
    Dihet që më vonë, si pasojë e veprimeve të jashtëligjeshme e pa vendime gjykatash në shkatrimet e Edvin Tritolit, një gjykatë ndërkombëtare doli me vendimin e kthimit të 12 milionë eurove të dëmtuarve. por edhe kjo u interpretua sëprapthi , kësaj here nga mediat e Berishës.
    Sipas tyre , “peng Bashës” i paskej shkuar një dhuratë prej 12 milionë eurosh nga Rama ????????
    Në fakt paratë ju kthyen 4-5 bizbesmenëve që kishin investuar e të gjithë familjeve që i kishin blerë apartamentet dhe ju ishin shkatëruar pa vendim gjykate.
    Ku hynte në hesape parashë këtu Basha ?
    Kjo histori e sajuar ku kanë gisht edhe Berisha me disa servilë të tij, po i kthehet tani si bumerang me historinë idiote , “ndërtimin e kullës 164 katëshe nga familja Berisha”

  13. Cecene maloke e shpellkare te salihut,ju keni vetem nje pune te shkerdheni motrat vajzat mamkat tuaja qe salihu te lumturohet por dhe ju tregoni dashurine e madhe qe keni per babain tuaj myslymon e te ndyre salih shkelzen berisha,shkoni qini njeri tjetrin tani o maloke shpellkare.Qeke komplet intelektual funksional i salihut

  14. varfërim progresiv dhe rritja të shkojë tek oligarkët dhe klanet e drogës”, ka thënë Berisha.

    Ajo që nuk e thotë, është edhe se me rënien e euros, rriten kostot dhe për kullën gjigande që do të ndërtohet në qendër të Tiranës nga i biri.

  15. Ai ka përzier familjen e tij personale, në familjen politike. Dhe e ka vënë familjen politike, në funksion të familjes së tij personale. Për të ardhur keq edhe pse Berisha është prej dy vitesh nion grata, vazhdon të kartë pushtet politik, , por edhe në atë ekonomik.

    Mendoj që Berishës i ra edhe karta e fundit, për të vërtetuar hipokrizinë e tij.

  16. Si nuk ka zone gri ketu …..ca majtas e ca djathtas ca e kthejne ne personale, me popull rrot ka….nari se gjen n bote po pse mos bojne kulla qe ngrifen larte ne qiell Rama thote qe opinionisteve shqiptare perfshi dhe popullin nuk i ngrifet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *