• |
ide | kryesore

Përplaset nga makina, humb jetën 34-vjeçari shqiptar në Itali

Lajme, Të fundit



Një shqiptar 34-vjeçar ka humbur jetën në Livorno të Italisë si pasojë e një aksidenti tragjik. Viktima është identifikuar si Francesco Zhuta.

Sipas mediave italiane, shqiptari po lëvizte me motor kur është goditur nga një makinë dhe ka përfunduar duke u përplasur me një pemë në anë të rrugës. Shërbimet e urgjencës ndërhynë menjëherë, por 34-vjeçari ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Drejtuesi i automjetit, një 57-vjeçar është ndaluar nga policia ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *