• |
ide | kryesore

Vrasja në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vrasja në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar



Policia e Vlorës ka vënë në pranga autorin e dyshuar për vrasjen e ndodhur ditën e sotme në lagjen “Hajro Çakërri”, ku mbeti i vdekur 55-vjeçari Armando Memshani. Sipas informacioneve praprake mësohet se autori i dyshuar i identifikuar si shtetasi me ininciale R.M është arrestuar në zonën e Lungomares.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e kësaj të hëne ku pas një konflikti mbeti i vdekur Armando Memshani, rreth 55 vjeç, punonjës ndërtimi.

Më herët u tha se viktima u godit me grushta dhe si pasojë humbi jetën. Ngjarja ndodhi pranë Gjykatës së Vlorës, në ambientet e një qendre interneti. Ndërkohë, deri më tani shkak i konfliktit dyshohet se ka qenë një borxh.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion shtesë

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 11:45, në një qendër interneti, në lagjen “Hajro Çakërri”, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet 2 shtetasve, për shkak të dhunës fizike të ushtruar ndaj tij (goditjeve me grushte), humbi jetën shtetasi A. M., ju informojmë se:

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të këtij rasti, shtetasit R. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, i cili aktualisht është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *