• |
ide | kryesore

Kullat pas TKOB/ Meta: Opozita të ndërgjegjësohet, duhet bashkëpunim

Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një komunikim për mediat foli për kanabisin që u zbulua në repartin ushtarak në Zall Herr.

“Bota e krimit ka nxitur mbjelljen e kanabisit në një repart të tillë. Nuk kemi të bëjmë vetëm me një grup të struktura kriminal si grupi i inceneretorëve por me një përpjekje të këtij grupi të strukturuar që kërkon të kriminalizojë një shoqëri të tërë. Këtë e shohim edhe në kursin e frikshëm të euros me lekun. Asnjë justifikim nuk qëndron , por është vetëm si rezultat i aktiviteteve kriminale. Është më rendësi që e gjithë opozita të ndërgjegjësohet dhe të rrisë nivelin e bashkëpunimit për të përballuar një situatë ku një grup i strukturuar kriminal kërkon të shndërrojë të gjithë shoqërinë në një shoqëri të strukturuar”, tha Meta.

I pytur për kullën në qendër të Tiranës Meta tha se të gjithë e dinë se kush i jep lejet dhe se duhet të ketë një reagim më të fortë.

Meta: Çështja më e madhe është afera e inceneratorëve sepse është kapje të gjithë shtetit dhe është e shtetit. Sa i takon çështjes së kullave në Tiranë e dimë se kush i jep lejet dhe se kush janë përfituesit, por e dimë se kush dëmtohen më shumë që janë qytetarët. Sa më të larta kullat në Tiranë, aq më gropë shkon euro me lekun dhe aq më shumë fuqizohen një pakicë e lidhur me qeverinë.

A do të protestoni për kullën?

Meta: Ne kemi protestuar gjithmonë dhe do vijojmë të protestojmë. Por kjo nuk mund të na heqë foksin nga krye afera e shekullit inceneratorëve.



5 Comments

  1. Ai ka përzier familjen e tij personale, në familjen politike. Dhe e ka vënë familjen politike, në funksion të familjes së tij personale. Për të ardhur keq edhe pse Berisha është prej dy vitesh nion grata, vazhdon të kartë pushtet politik, , por edhe në atë ekonomik.

    Mendoj që Berishës i ra edhe karta e fundit, për të vërtetuar hipokrizinë e tij.O spiuni metaj ti e di qe financohet nga familja e salihut ai gjigant pallat me parate e Gerdecit dhe Boronices

  2. Gazetari – ‘A do te protestoni per kullen?’
    Meta: – ‘Shiko inceneratorin se aty nuk na dhane asnje lek.’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *