• |
ide | kryesore

Katy Perry dhe Orlando Bloom në telashe ligjore

Paparazzi, Slider



Një burrë 83-vjeçar ka vendosur të çojë në gjyq Katy Perry dhe aktorin Orlando Bloom, pasi mendon se ata blenë rezidencën e tij prej 15 milionë dollarësh, ndërkohë që ai nuk ishte në gjendje të mirë mendore.

Sipas RadarOnline.com, shtëpia në Santa Barbara iu shit çiftit të famshëm kur Carl Wescott nuk kishte kohë që kishte dalë nga spitali pas një operacioni gjashtë-orësh në shpinë disa ditë më parë. Çështja ka vazhduar për tre vjet që nga shitja që u bë në korrik 2020, por është vendosur të arrijë përfundimisht në gjykatë.

Wescott ishte duke marrë shumë qetësues pas operacionit dhe ai po pretendon se nuk e kishte kuptuar se çfarë po bënte. Më vonë ai e anuloi kontratën për shtëpinë. Ai vuan nga sëmundja e Huntingdonit dhe agjentët e Perry dhe Bloom e kërcënuan se do ta padisnin nëse ai nuk do të vazhdonte me shitjen e pronës së tij.

Wescott kërkoi që kontrata të shpallej e pavlefshme me arsyetimin se “i mungonte aftësia mendore për të kuptuar natyrën dhe pasojat e mundshme”, duke vënë në dukje se ai kurrë nuk e listoi pronën ose nuk foli me një ndërmjetës për listimin e shtëpisë me tetë dhoma gjumi dhe 11 banjo.

“Pas daljes nga spitali, zotit Westcott iu përshkruan të paktën dy opiate në formë pilule që do të vazhdonte t’i merrte për dhimbje, të cilat i merrte siç ishte përshkruar disa herë çdo ditë”, sipas ankesës së raportuar për herë të parë nga Daily Mail. “Kombinimi i moshës së tij, dobësia nga gjendja e tij e shpinës, operacioni i fundit, dhe opiumet që ai merrte disa herë në ditë, e bënë zotin Carl jo të aftë mendërisht për të marr vendime.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *