• |
ide | kryesore

Bella Hadid i rikthehet modelingut

Paparazzi, Slider



Bella Hadid është kthyer në aksion. Pas një pauze pesë mujore për t’iu nënshtruar trajtimit për sëmundjen Lyme, gjendjen kronike me të cilën po luftonte për më shumë se një dekadë, 26-vjeçarja tha se i është rikthyer modelingut.

Bella postoi një TikTok , ndërsa ishte ulur në një studio duke sinkronizuar këngën e reperëve britanikë Central Cee dhe Dave “Sprinter”. Ajo e ka titulluar videon e saj, “Dita e parë në xhirim pas 5 muajsh!” Bella, e cila nuk bëri të ditur detaje rreth projektit të saj aktual, më vonë ndau një tjetër video që tregonte atë dhe njerëzit në set duke bërë shaka dhe duke kënduar “Part of Your World” nga The Little Mermaid.

Në fillim të kësaj jave, supermodelja postoi një TikTok që tregonte atë dhe qenin e saj, Glizzy P. Beans, “duke ecur mes trajtimeve të shëndetit tonë mendor”. Ajo shtoi, “Unë e di që dukem e sëmurë dhe nuk duhet të ma thuash dy herë në rregull!” Bella gjithashtu shfrytëzoi rastin për të shuar një thashethee për arsyen e pushimit të saj mjekësor. “Dhe jo, nuk kam qenë në rehabilitim dhe jo nuk marr dr0gë,” shkroi ajo.

Me kalimin e viteve, ajo ka qenë e hapur për betejën e saj kronike të sëmundjes Lyme. “Faleminderit mamasë sime që mbajti të gjitha të dhënat e mia mjekësore, më qëndroi pranë, më mbrojti, më mbështeti, por mbi të gjitha, që më besoi gjatë gjithë kësaj”, shkroi Bella një postim në Instagram, i cili përfshinte foto nga vizitat e mjekut dhe të dhënat mjekësore. “Të jetosh në këtë gjendje, duke u përkeqësuar me kohën, ndërsa përpiqesha të bëja veten, familjen time dhe njerëzit që më mbështesin, krenarë, më kishin dëmtuar në mënyra që nuk mund t’i shpjegoj me të vërtetë.”/Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *