• |
ide | kryesore

Rebel Wilson zbulon detaje nga incidenti në xhirime

Paparazzi, Slider



Rebel Wilson është në rrugën e shërimit.

Të mërkurën, aktorja, u dha fansave  një përditësim se si po ia del pas një “aksidenti ” në xhirimet e filmit të saj të fundit. “Hej si jeni ?” Wilson filloi në një video të postuar në Instagram Story ku dukej qartë hunda e saj e lënduar. “Doja vetëm t’iu falenderoja për të gjitha urimet tuaja të mira. Unë në fakt jam shëruar ” vazhdoi ajo ndërsa ofroi një pamje nga afër të vendit ku kishte bërë qepjet e saj.

“Qepjet janë  nga aksidenti im në set javën e kaluar,” shtoi ajo. “Unë isha duke xhiruar një film  në Savannah, Georgia.” Rebel më pas vazhdoi të zbulojë se si ndodhi lëndimi i saj aksidental në xhirimet e filmit aksion, i cili quhet Bride Hard. “Në mes të një xhirim u godita në fytyrë me qytën e armes,” zbuloi ajo. “Pra, ishte një aksident dhe ishte një tronditje. Por për fat të mirë po shërohem shumë mirë, kështu që doja të falenderoja për urimet.”

Aktorja e Pitch Perfect zbuloi dëmtimin e saj javën e kaluar në një foto të postuar në  Story. Në selfie, Wilson u pa me një hundë të mavijosur, të gjakosur dhe të fryrë.  “Jo ashtu siç doja ta mbyllja këtë film! 3 qepje dhe në spital mbrëmë pas një aksidenti  në orën 4 të mëngjesit”.

Filmi ishte në gjendje të vazhdonte xhirimet pavarësisht nga greva e SAG-AFTRA pas negocimit të një marrëveshjeje të përkohshme dhe sepse është një film i prodhuar në mënyrë të pavarur. Në të gjithashtu luan aktorin Jeff Chase, 55 vjeç, dhe drejtohet nga regjisori i  Lara Croft: Tomb Raider, Simon West./Lapsi.al

 



2 Comments

  1. Eh u ba bytha e Rames te
    Udheton me carter. Por ske cfar ban kur Meloni vjen me traget, hajduti vjen me carter. Se ke pa ndonji hajdut te ndershem kur hyn ne shtepi fe vjedhin shkateron cdo gje. Si ky qe shkateroi shqiperine me z. Hajdut Meten, dhe me z, hahdut Berishen qe te tre duhet me i dergue me nji qeli te tre ne nji kopsht zologjik se jane te pa ngopur .

  2. Eh u ba bytha e Rames te
    Udheton me carter. Por ske cfar ban kur Meloni vjen me traget, hajduti vjen me carter. Se ke pa ndonji hajdut te ndershem kur hyn ne shtepi fe vjedhin shkateron cdo gje. Si ky qe shkateroi shqiperine me z. Hajdut Meten, dhe me z, hahdut Berishen qe te tre duhet me i dergue me nji qeli te tre ne nji kopsht zologjik se jane te pa ngopur .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *