• |
ide | kryesore

Kulla e re/ Kush po i luan fijet në sulmin kundër Ramës

1, 2, Arkiva, Ide
armand shkullaku kulla rama



“Mali i Tiranës”, kulla e famshme 58 kate, duhet t’i ketë shkaktuar një mal me halle kryeministrit Rama, i cili është detyruar të ulet dhe të shkruajë një reagim të gjatë, çarçaf siç e quajti edhe ai vetë. “Ky çarçaf u var këtu thjesht e vetëm për hallin e autorit”, shkruan Rama, pa e fshehur aspak shqetësimin që i ka krijuar debati për qiellgërvishtësin e ri të kryeqytetit.

Por me çfarë ka të bëjë halli i ri i kryeministrit? Më shumë se sa për debatin e zakonshëm të zaptimit të hapësirave të gjelbra, betonizimit të Tiranës apo pastrimit të parave të dyshimta nëpërmjet ndërtimit, shqetësimi i Edi Ramës vjen nga dilema se kush mund të qëndrojë pas idesë perfide se me anë të kësaj kulle ai po kompromenton opozitën reale.

Kryeministri nuk është se e ka prishur gjumin nga akuzat e vazhdueshme për betonizimin e Tiranës dhe kriminalizimin e biznesit të ndërtimit, sa herë që kulla të ngjashme kanë pushtuar kryeqytetin. Këtë herë, jo vetëm akuza për blerjen e opozitës, por edhe e panjohura se kush qëndron pas stisjes së saj, e ka detyruar të reagojë me “çarçafin e hallit të tij personal”.

Lexo me tej:

Reagon Rama: Kulla pas TOB do të ndërtohet! 

Në fakt, janë disa elementë, që mund ta kenë trazuar qetësinë e kryeministrit. Së pari, siç analizon edhe ai vetë, projekti i kullës është aprovuar gati një vit më parë dhe leja është miratuar gjashtë muaj më parë. Përse debati shpërtheu pikërisht tani? A e provokoi atë Arlind Qorri, që Rama e quan “një grupth që endet nëpër Tiranë me misionin e shpëtimit të Shqipërisë nga murtaja kapitaliste”, apo dikush tjetër me fuqi ndikuese mbi shumë media?

Së dyti, fakti që pas ndërtimit fshihen interesa të Sali Berishës, pse duhej të shpërfaqej kaq fort, kur vetë Rama kishte deklaruar kohë më parë, me zë dhe figurë, se kompanitë më të fuqishme të ndërtimit në Tiranë, kishin qenë të lidhura me Partinë Demokratike? Çfarë kishte të veçantë Ilir Shtufi, përveç mbiemrit që e lidh me një lëndë ndërtimore, nga një grup ndërtuesish, të njohur për afërsinë e tyre me qeverinë e dikurshme të Berishës, që sot, falë lejeve të Edi Ramës, janë pronarët e kullave më imponuese në kryeqytet? Përse nuk ishte akuzuar ai më parë se po kompromentonte opozitën dhe emrat e këtyre ndërtuesve nuk përmëndeshin asnjëherë nga mediat që tani po kryqëzojnë Shtufin? 

Dhe së treti, kush tjetër veç atij, ka fuqinë dhe pushtetin që edhe mediat e njohura në mbështetje të tij, t’ia kthejë papritur kundër, madje me një akuzë shumë të rëndë. Atë se pushteti i tij ngrihet mbi blerjen, kompromentimin dhe kontrollin e biznesit, medias dhe vetë opozitës, dhe jo nga vota e lirë e shqiptarëve.

Mero Baze replikon me Edi Ramën: Ndërroni turnet me Saliun për të mbrojtur Zenin 

Nuk është e lehtë t’u japësh shpjegim gjithë këtyre dilemave dhe kjo duket qartë në reagimin e gjatë të Ramës, ku ai rreket më kot të gjejë gjurmët e vërteta pas këtij sulmi ndaj tij.

Me gjasë, nuk është fuqia ndikuese e Arlind Qorrit që ka provokuar këtë furtunë mbi moralin e shprishur dhe pushtetin okult të kryeministrit. Arlind Qorri, ka folur e protestuar me dhjetra herë, por kurrë nuk i është dhënë një hapësirë e tillë mediatike. Mekanizmin për të poshtëruar kryeministrin si një lider që nuk e meriton pushtetin, por e blen atë, duhet ta ketë vënë në lëvizje një fuqi gati e barabartë me fuqinë e tij. Dhjetra kulla janë ngritur në Tiranë, biznesmenë të njohur për lidhjet e tyre me PD janë pronarë të tyre, por asnjëherë si tani Edi Rama nuk ka qenë nën akuzë edhe nga “të vetët” për marrjen peng të opozitës.

Shqetësohet Veliaj, shfryn ndaj editorialit të Shkullakut 

Ai, në reagimin e tij, përpiqet të gjejë pikërisht këtë fuqi që po i kundërvihet. Përveç akuzave të zakonshme ndaj opozitës dhe Bashës së djersitur, Rama flet për “gozhda inatesh të pandryshkura, vida xhelozirash të pashërueshme e jargë zilirash të pangushëllueshme” dhe menjëherë përmend që afera ndaj tij “u krahasua deri edhe me “djegësat” famëkëqinj”, duke aluduar se akuzat po i bëhen pikërisht në kohën kur SPAK po heton inceneratorin e Tirnaës. Madje, nëse mund të shihet edhe si një mesazh, menjëherë pas këtij paragrafi, Rama shkruan se padia ndaj kullës në SPAK është si një letër anonime, ndërkohë që “SPAK i ka duart e zëna seriozisht me patate gjithnjë e më të nxehta të korrupsionit dhe krimit të organizuar”. Dhe patatja e nxehtë këto ditë është pikërisht inceneratori i Tiranës.

Analiza/ Pse u detyrua Rama të shfajësojë Berishën për kullën 

Halli i Ramës sigurisht është i madh për të kuptuar nga i vjen ky sulm i papritur. Madje edhe nëse e mendon, nuk guxon ta thotë me zë të lartë. Një gjë është e sigurtë: ideator i tij nuk mund të jetë Berisha, që gjithashtu implikohet në këtë aferë, dhe as Lulzim Basha me t-shirt të gjelbërt. Pas tij, me shumë gjasë, qëndron tjetër kush, që ka fuqinë dhe mjeshtërinë për të dhënë goditjen e duhur në kohën e duhur. Dikush që sot për sot, ka nevojë ta demonstrojë forcën e tij si mesazh për cilindo që i kërcënon pushtetit, si masë preventive për të nesërmen politike. Dikush që di të shfrytëzojë më së miri ndjeshmëritë e disa mediave kur përmendet Berisha dhe gatishmërinë e disa të tjerave për të shërbyer sa herë që i nevojitet. Dikush, që duke e vizatuar Edi Ramën si liderin që pushtetin e mban falë lidhjeve okulte, tenton të betonizojë të ardhmen e vet politike. 

©Lapsi.al

 



28 Comments

  1. ARRESTOHET YMER QELBAZA KELLIRA POLICIA E KAPI DUKE JA FUTUR KARIN NE BYTH FRROK CYPIT thotë:

    YMER QELBAZA KELLIRA ESHTE I VETMI QE BREDHE RRUGEVE SI NJE ZAGAR I FRUSTRUAR SEXUALISHT DHE NE DARKE IK AFER PALLATIT TE ARMINA MEVLANIT DHE ZENIT TE BABIT DHE HA FUT KARIN NE BYTH FRROK CYPIT DHE CAR BOLES BOLINO

  2. Berisha e akuzoi Veliajn se ka takuar biznesmenët e huaj Franco Tosi dhe Bruno Presezzi.

    Por mjafton një verifikim i thjeshtë dhe rezulton e gjitha është një fake news, që në fakt jo vetëm Berisha, por dhe stafi i tij dhe mediat e opozitës kanë rënë pre pasi nuk kanë bërë asnjë verifikim.

    Franco Tosi dhe Bruno Presezzi nuk janë individë të gjallë

    1. Shkullaku aludon per Erion Veliajn. Mund ta thoshte ne ligjerate te drejte, sepse aludimi, ne kete rast, nuk se i shton ndonje vlere hamendjes se tij.
      Nganjehere, zgjuarsia, a me sakte te besuarit e te pasurit te kesaj cilesie, mund te shpjere ne arsyetime te pakuptimta.
      Afera me e madhe korruptive, me njollosesja per Edi Ramen, eshte kjo e inceneratoreve. Kjo e kulles, sado e madhe “sa nje mal” te jete ajo, eshte gjepogje ne krahasim me te; madje, te gjitha kullat te marra se bashku, ato qe jane ndertuar, ato qe do te ndertohen, edhe sikur keto te jene me te medha se ky “mali i Tiranes”, prape hicera do te jene ne krahasime me aferen e inceneratoreve; sepse, sado me pasoja per shendetin dhe estetiken e qytetit dhe banoreve te tij te jene ato, fundja nuk se po shkelin ligjin; e shumta mund te lendojne ndjeshmerine fallco te ambientalisteve te vonuar dhe po kaq fallco.
      Krejt tjeter eshte afera e inceneratoreve. Nga te gjithe cilesohet si afera me e madhe ne historine e shtetit shqiptar.
      Dhe, tani ja ku vijme tek paradoksi i shkrimit te zotit Shkullaku: per aferen me te madhe korruptive, Edi Rama, asqe shkruan fare – kurse per nje kulle, kulle ore kulle, ai reagon kaq i shqetesuar!!!
      Eshte e cuditshme, qe zoti Shkullaku te bjere koke e kembe ne kete teorine e konspiracionit “lufta Rama-Veliaj”.
      Per mua eshte e thjeshte fare. Zullumi i korrupsionit eshte trashur si kurre me pare, e me c’duket ka arritur piken e ngopjes; dhe sic e dime, kjo eshte edhe pika e keputjes. Saliu, i biri, kulla, oligarket – eshte perpjekje e deshperuar , ne mos per ta relativizuar, se edhe kjo metode ka dale jashte perdorimit pothuaj, te pakten per ta bere sado – me – pak te padurueshme te keqen e stermadhe. Dhe sic ndodh rendom ne situata te tilla, shume gjera dalin jashte kontrollit. Nje perpjekje mizerabel (taktikisht) per te perdorur edhe njehere te sterperdoruren “fajin e ka Saliu” rezultoi ne boomerang; qe ketej edhe reagimi i detyruar i Rames.

    2. Shkullak, demokrati Ilir Vrenozi, i cili në vitin 2051, në moshën 80 vjeçare gjëndet ende në protesta, ka bërë këtë parashikim.
      -Deri në vitin 2029, Edi Rama.
      -2029-2045 Erjon Veliaj,
      -2045-2061 Zaho Rama.
      – 2061 Ari Malltezi, djali i Argita Berishës, nipi i Salës.
      Kështuqë bëj një shkrim, ta kesh, për Erjonin, në vitin 2044, se nuk dihet je apo jo gjallë.

    3. qajini hallin shqiperise e tiranes, o shkullak, jo rames !
      hapni syte te shikoni greminen, po biem te gjithe aty, na ka hedh dobici i zogut kryeminister

    1. Ou Namut, ça mendimi ke për atë që thotë ai demokrati pe Korçe.
      Apo deri atëherë o gomari, o gomari…

  3. E dine te gjithe qe Qorri koordinohet me lalin permes Leartit. Mediat e lalit jane ne rresht te Qorri. Pse nuk je i sinqerte dhe ndihmon dhe kryeministrin se eshte ne hall

  4. Qorr ambjentalisti dhe Lal Betonisti do rrezojne kreun e Mafies. Jane bashkuar mediat dhe sipermarrja e ndershme te sjellin hajdutin e Tiranes

  5. Eh o Shkullak, qaj hallin kalorsit se po i varen kembet. Halli i vetem i tij eshte ku ti coje

    parate pasi ata 200 milion eurot sot jane bere miliarda dhe halli i vetem i tij eshte ku

    ti coje qe “mishi te piqet e helli mos te digjet”. Ne banka ? -dekonspirohet. Ne ofshore ?

    e rrezikshme se mos ja perlajne. Ne grope ? -e pasigurete, po sikur dikush ta zbuloje “harten

    romake” ? Eureka- tha si Arkimedi , ne kulla . Misteret me te medhaja jane ne driten e diellit

    dhe i shohin te gjithe- shkruan Dan Brawn ne nje nga romanet e tij. Kullat e Tiranes fshehin

    misteret e korrupsionit te shfrenuar e te kudo ndodhur rilindas. Keto “mistere” ngrihen

    trumfalisht dhe me arrogance drejt qiellit , por drejtesia e reformuar nuk ka kohe as sy ti

    shikoje. Dhe populli i paafte ti “zbertheje “keto mistere iken nga syte kembet nga pronaret e

    ketyre “mistereve”

  6. Shkullaku ja fut here pas here kot me teori kazani, por nganjehere i del ndonje gje.

    Ka material ky djale, ka. Prandaj ja qaj hallin qe merret me gazetaruce provinciale. Sepse karuci i tij meriton me shume.

    Po Ne tani luften me veten e kemi more djemani! Pse me ke do ta kemi?!

    Prandaj Ne jemi te paret qe shqietesohemi qe kundershtari politik eshte kaq i vete-shkaperdhyer.

    Se ne momentin qe nuk ka me nje armik te perbashket… humbet kohezioni.

    Ndaj eshte detyre paresore e Jona qe ne mos te ndihmojme kete opozite aktuale qe te dale nga Spitali i Traumes, se paku te nxjerrim ndonje opozite te Re fringo, nga Materniteti.

  7. “Koka e meduzës së krimit”, “I biri i Kristaq xhelatit”, “Edvin Kristaq betoni”, u zëvendësuan papritur me frazën qesharake “ftoj Edi Ramën të anullojë lejen”. Pra, koka e meduzës, u kthye në një zotëri të nderuar, që po i kërkohet të anullojë lejen e kullës, pa ndonjë shpjegim se përse duhet ta bëjë këtë, kush janë ndërtuesit e saj, sa kushton ky projekt

    1. Pabesia e lalit eshte vlera me e madhe e tij ne politike. Ky eshte moment shume i mire te shpalosi talentin. Gusht, pushime, incineratore, ja dhe lali me Qorrin dhe kamerat e bashkise ne filmin e rradhes. Levizja Bashke financuar nga fondet e bashkise per ti dhene nje goditje nga pas Rames eshte skenari me i varfer i nje te pabesi.

      Po askush nuk ka pse e prish kete plan Qorr te Veliajt. Rama projektoi betonizimin por ne praktike e ka zbatuar bthq lulishteve nga Ura Vajgurore. Ne momentin qe Rama do kuptoje kush po ja fut ndoshta perfitojme nje bthq me pak

  8. Ne nje shoqeri te drejtesise; Rama , Veliaj dhe Berisha, do terhiqeshin zvarre deri te lulishtja , aty do torturoheshin publikisht per nje muaj, deri sa ti tregonin m detaje cdo krim te tyre. Ne kete menyre shoqeria jone “injorante” nuk do kishte nevoje dhe per ndonje intelekt te madh. Me gura dhe shkopa jane trajtuar historikisht ne te gjitha shoqerite hajdutet e saj

  9. Berisha ka bërë dy herë të njëjtin mëkat. Herën e parë pati fatin e Shën Llazarit që u ringjall jo nga mrekullia e Hyjnisë, por nga një mëkatar si Fatos Nano. Herën e dytë, humbja e tij në 2013-ën që normalisht duhet të ishte shpëtimi, u shndërrua në mallkim. Iku duke qenë brenda. Fali pronën duke mbajtur në xhep hipotekën e saj.

  10. YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRROK CYPIT E MOS SHKRUEJ KETU TE LAPSI.al thotë:

    HAHA HAHA YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH LENC VANGJELIT DHE KOL SALLAKU SKY-se

    ORE KY YMERI SE JA PUBLIKOJ DOSJEN KUR KRISTAQ RAMA BABAI I EDI RAMES JA BERI NJE VELLA TJETER OLSIT DHE EDIT ,GREG KRISTAQ RAMEN HAHA

  11. Është mënyra e tij për të qenë liberal dhe i lire nga paragjykime personale, pikërisht e kundërta e Sali Berishës, i cili është joliberal dhe i lidhur ngushtë me paragjykime shekullore. Një karakteristikë që e rrit vlerën e Ramës në krahasim me rivalin e tij.

    Pastaj, nëse pas Gimit të ‘Red Bull’ apo Ilir Shtufit, pronarit zyrtar të lejes së ndërtimit, fshihen vërtet paratë e pista të Shkëlzen Berishës, kjo jo vetëm që Edi Rama nuk mund të dijë por mbi të gjitha nuk mund të jetë objekt i asnjë pakti.

  12. “I kërkova Angelos Syrigos që t’i përcjellë kryeministrit grek vendimin tim, i cili është gjithashtu një kërkesë e të gjithë banorëve të Himarës, për të marrë detyrën e kryetarit të bashkisë sa më shpejt të jetë e mundur për të ndaluar grabitjen e pronave greke” – shkruan Beleri në statusin e tij.Ky beleri vella me Gimin e maloket e tjere te grupit foltorja shurranjose,shkoni protestoni te burgu qe te lirohet ky greku i qelbet kandidati i salih karaxhic berisha

  13. “sali karaxhiq berisha” ?????
    E ku bazohet kjo akuzë për “serbin” Berisha ?
    Se vjehra e tij e martuar me një shqiptar, paskej origjinë serbe ????
    E mandej, mos paskej qenë vjehra e Berishës kryeministre e Serbisë ?
    Di të më thuash se a ka qenë ndonjëherë në Beograd Berisha ?
    E ke dëgjuar ndonjëherë që të shpallë si mik Karaxhiqin, Millosheviçin apo Vuçiçin apo qoftë të jetë takuar me njerin prej tyre ?
    Ka vërtetë Berisha kusuret e tij veçanërisht pas hallit që e gjeti me shpalljan non grata nga Rama e Sorros në SHBA, por ama nuk ka shqiptar të mos ta dijë që Rama me avionin e tij personal të paguar me taksat e shqiptarëve, mund të ketë shkuar për ta takuar mikun e tij Vuçiç në Beograd e gjetkë dhjetra herë mbrenda një viti..
    Krahina e Tropojës nga ku e ka origjinën Berisha , bën pjesë në Malësinë e Dukagjinit, pjesa më e madhe e së cilës ndodhet në Kosovë e gjithë kjo zonë malore shqiptare ka qenë gjithë kohën e historisë në luftë kundër turqve e serbëve.
    Pra Berisha mund të quhet shqiptar i Kosovës ashtu siç quhej edhe Bajram Curri emrin e të cilit ka kryeqendra e Tropojës..
    Mos duhet ta quajmë edhe Bajram Currin karaxhiç nëse ai mund të ketë pasur ndonjë krushqi me ndonjë serbe ?

    Kam edhe unë mjaftë kritika për politikanin e shquar profesor doktor Berisha, por nuk ka sepse ta quaj karaxhiq.
    Nga faktet e veprimet konkrete, nëse do të isha në nivelet tënde primitive, mund të quaja Edvin Vuçiç Ramën si serb.

  14. Para se të merrte koncensionin, Ismail Mulleti ka kaluar përmes dy transfertave bankare 350 mijë euro në llogaritë e Shkëlzen Berishës.

    Në 22 qershor 2012, Mulleti ka kaluar 200 mijë euro në llogari të Shkëlzen Berishës, pasi Shkëlzeni i kishte gjetur për të blerë ca toka në fshatin Rinia në Durrës.

    Duket se ‘shërbimi’ është një kamuflim i një tarife korrupsioni, pasi më vonë babai i Shkëlzenit kryeministër, Sali Berisha, do t’i jepte Mulletit koncensionin 10-vjeçar të markimit të karburanteve.ti maloku salihut i ores 09:53 fakti qe nuk ka qene ne serbi nuk do te thote qe nuk eshte karaxhic,shiko fotot e karaxhicit serb me fotot e salih karaxhicit shqiptaro serb,ngjashmeria e te dyve flet shume o malok cecen, historine e karaxhicit me nenen e salihut.per te tjerat kerko

  15. Sado baltë të hedhë, Sali Berisha nuk e fsheh dot bashkëpunimin me Edi Ramën për kullat; as faktin se aty pastrohen para krimi dhe korrupsioni. Prandaj SPAK duhet të hetojë pa humbur kohë.

    Rasti i kullës, e tregoi qartë para shqiptarëve se kush është pengu, por çfarë halli e shtyn Sali Berishën

  16. Belo Këlliçi akuzon Veliajn nga… jahti luksoz, me të dashurën dhe ish-gazetaren (3 mijë euro dita, kush paguan?!

    1. Ke plotësisht të drejtë.

      E si mund të akuzosh për korrupsion “të gjorin” Lali Eri që mezi arriti të bëjë dasëm sheikësh me paratë e pensionit të mamasë ?
      Si mund ta akuzosh ate për korrupsion kur mezi mblodhi ca para nga shitja e fiqve të vjedhur për të bërë nja dy vite studime në një kolegj amerikan ?

      Ke plotësisht të drejtë.

      Belind Këlliçi shëtit me “jaht lluksoz” lur Lali Erit mediat me pronarë biznesmenë ndërtimi i bëjnë çdo ditë reklamë që shëtit nëpër rrugët e Tiranës në këmbë ose me biçikletë.
      Është Këlliçi që i lidhur me oligarkët e ka mbushur qendrën e Tiranës me kulla e mburet që ndërtimet në Tiranë po shkojnë me çmime më të larta se metropolet e Europës.
      Kushedi sesa para ka fituar Këlliçi nga oligarkët nga lejet që ka dhënë për mdërtimin këtyre kullave.

      Të gjitha fajet i ka Saliu !
      Të gjitha fajet i ka Luli !
      Të gjitha fajet i ka Belindi !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *