• |
ide | kryesore

Transportonin dru të prerë në mënyrë të paligjshme, hetohen 2 persona

Lajme, Të fundit



Dy persona janë vënë në hetim të Pogradec, pasi janë kapur duke transportuar dru për zjarr, të prerë në mënyrë të paligjshme. Policia ka sekuestruar 36 m3 lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës, dhe 2 kamionët që shërbyen për t’i transportuar.

J. M., 35 vjeç, banues në fshatin Osnat, Pogradec dhe U. B., 34 vjeç, banues në Pogradec, pasi në afërsi të fshatit Osnat, u kapën duke transportuar secili me një automjet kamion tip “IFA”, nga 18 m3 dru zjarri pa dokumentacionin përkatës.

Sasitë e druve dhe automjetet, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë qytetarët që të mos implikohen në veprimtari të kundërligjshme në dëm të mjedisit: si prerje të paligjshme të drurëve, ndërtime pa leje, marrje të kundërligjshme të inerteve, shpërdorim të tokës, ndotje të saj, të ujërave apo të ajrit, pasi kontrollet vijojnë pandërprerë edhe gjatë natës, dhe çdo tentativë do të konstatohet dhe do të goditet me forcën e ligjit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *