• |
ide | kryesore

Keanu Reeves rikthehet në skenë

Arkiva



Keanu Reeves doli në skenë në fillim të kësaj jave për natën e hapjes së turneut  të grupit të tij Dogstar.

Grupi alternativ i rock-ut –  i cili përbëhet nga Keanu, 58 vjeç, së bashku me shokët e grupit Robert Mailhouse dhe Bret Domrose – hapi turneun e ri në Kaliforni këtë javë. Ata performuan  në lokalin Saint Rocke në Hermosa Beach.

Keanu – i cili më së shumti njihet për rolet e tij të aktrimit në seritë e filmave si The Matrix – u ngjit në skenë për të luajtur në kitarë. Ai u pa i veshur me një bluzë të errët, që thuhet se përmbante logon e lokalit dhe një palë pantallona të errëta.  Përpara koncertit, grupi ndau emocionet e tyre në Instagram. Ata shkruan në platformë: “Turni fillon sonte në Hermosa Beach [në] Kaliforni. Jemi shumë të emocionuar.” Grupi gjithashtu komentoi: “Faleminderit fansat e Dogstar!”

Dogstar tani është planifikuar të bëjë turne deri në dhjetor. Ata do të performojnë në Las Vegas të shtunën, përpara se të shkojnë në vende të tjera në SHBA, përfshirë Salt Lake City. Grupi do të shkojë në Japoni për tre koncerte muajin e ardhshëm. Pas kthimit të tyre në SHBA, treshja do të vazhdojë turneun me shfaqje në qytete të ndryshme. Kjo përfshin koncerte të planifikuara në vendet në San Francisko, Çikago, Brooklyn dhe Atlanta. Turneu do të përfundojë në Nashville./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *