• |
ide | kryesore

Aktori i ‘Friends’ i kërkon falje publike Keanu Reeves

-Instant, Paparazzi, Slider
aktor



Matthew Perry i ka kërkuar falje publike,Keanu Reeves pas komentit në librin e tij.

“Unë jam në fakt një fans i madh i Keanu. Unë thjesht zgjodha një emër të rastësishëm, gabimi im. Kërkoj falje”, thaaktori  i “Friends” në një deklaratë për People. “Duhet të kisha përdorur emrin tim”

“Pse vdesin mendimtarët si River Phoenix dhe Heath Ledger, por Keanu Reeves ende është gjallë?” , shkruan Perry në “Friends, Lovers and the Big Terrible Thing”. Aktori bëri filmin e tij të parë, “A Night in the Life of Jimmy Reardon”, në 1988 me mikun më të mirë të Reeves, Phoenix.Ky i fundi u nda nga jeta në moshën 23-vjeçare në vitin 1993

“River ishte një njeri i bukur brenda dhe jashtë.Shumë i bukur për këtë botë”, shton Matthew. “Duket se janë gjithmonë djemtë me të vërtetë të talentuar që ndërrojnë jetë. U trishtova shumë kur mora vesh lajmin.”

Diku tjetër në libër, Perry detajon frikën e tij gati fatale për shëndetin,sprovat dhe mundimet e jetës së tij personale, të cilat dikur përfshinin Cameron Diaz që dyshohet se e goditi me grusht në fytyrë. “Cameron më goditi. Ishte e qartë se ajo nuk ishte aspak e interesuar për mua,” shkruan ai./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/10/23/romanca-e-aktorit-te-friends-me-julia-roberts/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *