• |
ide | kryesore

Romanca e aktorit të ‘Friends’ me Julia Roberts

-Instant, Paparazzi, Slider



Matthew Perry ka folur së fundmi për marrëdhënien e tij me Julia Roberts.

Aktori ka shkruar për romancat e kaluara në librin e tij të ri ,Friends, Lovers and the Big Terrible Thing. Në libër ,ai pretendon se Julia pranoi të shfaqej në sezonin e dytë të sitcom vetëm nëse ai do të ishte pjesë e historisë së personazhit të saj në episod.

Aktori tha se kishte krijuar një miqësi me Julia dhe në një moment ajo i dha numrin e telefonit. Ata kuptuan më pas se kishin ndjenja për njëri tjetrin dhe u lidhën. Sipas Matthew , aktorët ishin çift kur filmuan episodin dhe shtoi se edhe natën e Vitit të Ri e festuan së bashku atë vit.

Megjithatë,Perry rrëfeu se u nda nga Julia  dy muaj më vonë, pasi kishte shumë pasiguri reth romancës së tyre. “Nuk ndihesha i mjaftueshëm. Isha i thyer. Prandaj vendosa të ndahesha.”Aktori shtoi gjithashtu se ai nuk mund të përshkruante “pamjen e konfuzionit” që ajo kishte kur ai i dha fund lidhjes.

Përvec jetës sentimentale, Matthew rrëfen edhe disa histori nga prapaskenat e ‘Friends’ si dhe luftën e tij me varësinë. Libri do të publikohet më 1 nëntor 2022./Lapsi.al

Marrë nga: Irishmirror

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2021/06/28/jennifer-aniston-nuk-e-dija-vuajtjen-qe-po-kalonte-matthew/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *