• |
ide | kryesore

Banorët e Fierzës sërisht në protestë për guroret dhe fabrikën e bitumit, bllokojnë rrugën

Lajme, Të fundit



Banorët e njësisë administrative Fierzë në Tropojë janë ngritur sërisht në protestë duke bllokuar edhe aksin nacional Firzë-Sheshi Trageteve-Bajram Curri. Banorët i kërkojnë institucioneve të bllokojnë punën në gurore dhe të ndalojnë ndërtimin e një fabrike bitumi anës këtij aksi.

Banorët kanë ngritur pretendimet se këto subjekte po shkatërrojnë habitatin natyror të bjeshkëve, turizmin malor, ndotjen e ujit të pijshëm dhe vështirësojnë jetesën e tyte. Kjo protestë pason një sërë protestash të tjera që kanë bërë banorët.

Bllokimi i rrugës ka sjellë radhë automjetesh, të cilët po udhëtonin në këtë aksë. Policia po negocion me banorët për lirimin e rrugës.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *