• |
ide | kryesore

Billie Eilish flet për ish partnerin, Jesse Rutherford

Paparazzi, Slider



Billie Eilish konfirmoi se ajo dhe Jesse Rutherford janë ende miq, pavarësisht se i dhanë fund lidhjes tre muaj më parë.

“Vetëm miq shumë shumë të mirë. Miku im përgjithmonë”, shkroi këngëtarja e “Bad Guy” kur një fans e pyeti për Rutherford përmes Instagram. Megjithatë, e pyetur nga një fanse tjetër nëse ajo po dilte me dikë në këtë moment, Eilish shkroi , “Jo”.

Këngëtari i “Neighbourhood” dhe Billie ishin bashkë për rreth gjashtë muaj përpara se përfaqësuesi i Eilish të konfirmonte për Page Six në maj se të dy vendosën t’i jepnin fund romancës së tyre. “Mund të konfirmojmë se Billie dhe Jesse u ndanë miqësisht dhe mbeten miq të mirë,” tha përfaqësuesi i tyre në atë kohë.

Ish-çifti u lidh për herë të parë në mënyrë romantike në tetor 2022 pasi një fans shpërndau një video në TikTok të të dyve duke u kapur për dore në Los Anxhelos. Më vonë ata  zyrtarizuan romancën në Instagram më 1 nëntor, duke marrë kritika për diferencën e tyre 10-vjeçare në moshë. Në postimin e redaktuar që atëherë, Eilish përfshiu një foto të Halloween-it të saj të veshur si foshnjë pranë tij i cili ishte veshur si i moshuar.

Në një intervistë me Vanity Fair muajin pasardhës, Eilish foli mbi Rutherford, duke thënë se ajo ishte “me të vërtetë e lumtur” me të. “Kam arritur në një pikë të jetës sime ku jo vetëm që njihesha nga një person që mendoja se ishte personi më tërheqës në industri por edhe u lidha me të, shtoi ajo./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *