• |
ide | kryesore

Mirupafshim Lorenco Vila: pas 7 vitesh e 4 trofesh, Teuta humb njeriun simbol

-Instant, Sport
Lorenco Vila



Nga Akademia në ekipin e parë, përfaqësimet në Europë e trofe të fituar. Lorenco Vila në harkun e 7 viteve u bë nga një lojtar premtues, në simbolin e Teutës. E tani për herë të parë, sulmuesi do të ndryshojë fanellë. Pikërisht kështu, sepse Vila i vogël ka zgjedhur të vazhdojë karrierën te Dinamo. Oferta e kryeqytetasve ka qenë e parefuzueshme edhe për Teutën, duke përfituar nga mardhëniet e mira mes numrit 1 të Dinamos Bardhi dhe atij të bregdetarëve Hasanbelliu, dikur.

POSTIMI I KLUBIT

Mirupafshim Lorenco Vila!
Pas 7 vitesh dhe 4 trofe të fituar, Lorenco Vila largohet nga Teuta. Vila spikati në Akademinë e Teutës, dhe u afrua në ekipin e parë në 2016. Gjatë këtyre sezoneve ai ka fituar kater trofe me fanellën blu, ndërsa ka grumbulluar 200 ndeshje dhe ka shënuar 45 gola. KF Teuta falenderon Lorenco Vila, për gjithë kontributin e dhënë përgjatë aventurës së tij me “Djemtë e Detit”. Vila meriton një vend në histori për gjithçka ka dhënë. KF Teuta i uron suksese në vazhdim. #forcateuta🔵🔵



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *