• |
ide | kryesore

Ndahet nga burri pasi besonte se ishte lidhur online me yllin e “Stranger Things”

Arkiva, Lapsi Leaks
stranger



Dacre Montgomery, ylli i serialit “Stranger Things” u bë pjesë e titujve të lajmeve krejt pa e ditur. Një grua nga Kentaki në SHBA ka kaluar më shumë se 1 vit duke besuar se po shkëmbente mesazhe romantike me aktorin australian që luajti rolin e Billy Hargrove në serialin e Duffer Brothers.

E gatshme të bënte gjithçka për të qenë me të, pavarësisht se nuk e kishte takuar kurrë personalisht apo nuk kishte folur me të në telefon, gruaja zbuloi se i dërgoi një mashtruesi 10 mijë dollarë dhe se u divorcua nga burri i saj për t’u bashkuar me yllin e kinemasë.

McKala (emri i gruas) pasi la burrin e saj dhe i dërgoi “aktorit” mijëra dollarë dhuratë, filloi të dyshonte në vlefshmërinë e marrëdhënies së tyre. Për këtë shkak ajo iu drejtua serialit “Catfished” në YouTube (që merret me mashtrimet) për të kërkuar ndihmë. Aty ajo shpjegoi si e takoi të dashurin e saj misterioz në një forum artistësh në internet.

Ajo nisi kontaktet me një të huaj që më vonë pretendoi se ishte Dacre Montgomery, një nga aktorët e saj të preferuar të “Stranger Things”. Aktori i vërtetë ka qenë në një lidhje 6-vjeçare me modelen Liv Pollock, por personi me të cilin po fliste McKala i thoshte se ishte i pakënaqur nga lidhja.

“Ai po më shprehej prej disa muajsh për partneren e tij, duke thënë se ajo e kontrollonte shumë. Ai nuk mund të bëjë gjërat që dëshiron të bëjë. Dhe se ajo është gjithmonë aty. Ai gjithmonë duhet të mbikëqyret. Unë disi ndjeva empati sepse ish-burri im ishte i tillë” – shpjegoi ajo për programin në internet.

Pas muajsh bisede, “Dacre” pranoi se kishte ndjenja për të dhe i kërkoi asaj të ishte e dashura e tij.

“Ai më tha të mos i tregoja askujt sepse ishte ende me Liv. E kuptoj që humba burrin e vetëm në jetën time, për shkak të marrëzisë sime. Ai mashtrues më bëri të bëj çfarë të donte dhe më shkatërroi jetën” – tha ajo. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *