• |
ide | kryesore

Italia pret teknikun Spalletti deri në fundjavë: Conte nuk është zgjedhje e dytë

-Instant, Sport
Spalletti



Afati i vendosur nga FIGC nëse Luciano Spalletti do të jetë trajneri i ri i kombëtares, pas dorëheqjes së Mancinit, është fundjava. Dorëzimi i pankinës italiane te ish-trajneri i Napolit po bëhet një operacion mjaft kompleks. Klauzola prej 3 milionë euro që do t’i paguhet klubit kampion për ta liruar është një pengesë. Sidomos pas deklaratës për shtyp të De Laurentiis, ish-punëdhënësi i teknikut Spalletti, se është një cështje principi. Spalletti u largua nga pankina e Napolit, pavarësisht një viti tjetër kontratë, i etur për të “marrë një pushim nga aktiviteti si trajner”.

Nëse çështja Spalletti nuk zgjidhet, Federata tashmë ka rivendosur marrëdhëniet me Antonio Conte. Ish-tekniku i Tottenham sigurisht nuk konsiderohet si një zgjedhje e dytë. FIGC do të synojë të bindë Conte të kthehet te kombëtarja, pas eliminimit me penallti kundër Gjermanisë në Euro 2016.

Lexo më tej: Akuza të rënda për FIGC, Mancini zbulon të fshehtat e largimit: “Gravina nuk më donte më

SPALLETTI, PENG I ADL

Një qëndrim i prerë dhe vendimtar ai i presidentit De Laurentiis: ose të paguhet klauzola ose Spalletti nuk lirohet. Është e vështirë të mendohet se pas një deklarate të tillë De Laurentiis do të bëjë prapaktheu. E paimagjinueshme, nga ana tjetër, që Federata të zbutet. Avokatët e kombëtares janë në punë këto ditë për të studiuar detajet e kontratës së trajnerit. Në FIGC i kanë caktuar vetes fundjavën si afati për të vendosur pikën vendimtare.

Këto janë ditë reflektimi. Në FIGC duan të marrin gjithë kohën që u duhet dhe vendimi për Spallettin pritet në fundjavë. Ndërkohë, kontaktet me Conte janë rivendosur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *