• |
ide | kryesore

Konçensioni i sterilizimit/ Mjeku: I panevojshëm, rriti kostot e operacioneve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kontrata koncensionare për sterilizmin ishte pa menduar mirë dhe për pasojë rriti në mënyrë artificiale kostot e ndërhyrjeve kirugjikale.

I këtij mendimi është profesor Pirro Prifti, mjek anestezist-reanimator. Ai thotë për Euronws Albania se shkak për këtë është përcaktimi I 3 seteve tip.

“Një operacion i thjeshtë më parë nuk shkonte më shumë se 15000 lekë të reja në një kohë që kjo u rrit artificialist e shkoi 45000 lekë. Ndonjëherë duheshin edhe dy apo tre sete operacionale”– tha Pirro Prifti, mjek anestezist-reanimator.

Në gjykimin e tij, kontrata koncensionare ishte e panevojshme, ndërsa citon se qendra e sterilizimit e ndërtuar në QSUT iu dha falas koncensionarit në një kohë kur mund të përdorej nga shteti.

“Ky koncesion për mendimin tim nuk ka qenë i nevojshëm, sepse shteti, kishte ndërtuar në spotal një qendër sterilizimi dhe nuk i kushtonte gjë që një ekip njerëzish t’i trajtonte për të bërë këtë gjë”,-tha Pirro Prifti, mjek anestezist-reanimator.

Futja e seteve kirugjikale njëpërdorimshme, u argumentuan si pasojë e domosdoshmërisë për të ulur ditë qëndrimin në spital të pacientëve dhe infeksionet postoperatore.



2 Comments

  1. Kreu i Rithemelimit duke komentuar zhvillimet e fundit në gjyqin e McGinigal në Washington, ka kërkuar që SPAK të hetojë “nongratën” e tij nga SHBA, pasi ajo është realizuar me informacione të ish-drejtuesit të FBI, të paguara nga Edi Rama.

    Kujtojmë se Berisha më herët pikërisht për këtë çështje kishte akuzuar Soros, kurse sot akuzat i ka devijuar te McGonigal.

  2. E vërteta është se përveç hetimeve të thelluara SPAK është përpjekur të bëj dhe një lloj spektakli me hetimet mbi qeverinë, duke I ekspozuar të hetuarit të gjithë para shtypit, madje dhe ata që thirren për pyetje në SPAK për çështje banale, ndërkohë që askush nuk është njoftuar kur është marrë në pyetje dhëndëri I Sali Berishës për klubin “Partizani” apo djali I tij për dyshimet për pastrim paresh tek kompania e boronicave që për ironi të fatit është po në Gërdec.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *