• |
ide | kryesore

Mjeku anestezist shkarkohet nga detyra: Të dal të lyp para kryeministrisë?

Arkiva, Lajme, Të fundit



Mjeku anestezist, Apostol Vaso është shkarkuar nga detyra e tij si në spitalin e Traumës. Lajmin e bën të ditur vetë ai në rrjete sociale ku shpjegon edhe shkakun.

Vaso është shkarkuar për arsyen se “ka zero kredite nga Qendra e Edukimit ne Vazhdim” dhe nuk mund të pajiset me licencë nga Urdhri i Mjekut.

Ai shprehet me ironi se strukturave të vlerësimit të aftësisë punonjësve shëndetësore nuk u interesojnë puna shkencore apo nominimet dhe citimet në revistat më të mëdha të shkencës mjekësore në botë.

“Te dal te lyp, per te siguruar jetesen, te zhdukem.nga syte kemebet, apo te sfidoj kedo, qofte edhe i vetem…?

Qe sot une jam I pushuar nga puna ne Spitalin e Traumes.

Arsyeja eshte, sepse une jam me Zore( 0) kredite nga Qendra e Edukimit ne Vazhdim dhe keshtu qe nuk mund te pasjiem me licence nga Urdheri I Mjekut.

Strukturave te vleresimit te aftesise se punonjesve shendetesor ketu ne Shqiperi nuk ju mjefton puna ime shkencore, madje ata ndjehen te turperuar nga une.

Spitali ndjehet gjithashtu i turperuar nga une, sepse kam prezantuar hypotezen ne Gjermani, ne prezencen e ambasadoreve perkates dhe autoriteteve me te larta shkencore te atij vendi.

Siptali te Traumes I vjen turp prej meje qe jam I nominuar per Cmimin “Radovicka” te Akademise sone te Shkencave.

Spitali te Traumes, Ministria e Shendetesise dhe Fakulteti I Mjeksise ndjehen te turperuar qe punimi yne eshte I ciltuar nga te gjitha revitat e medha te shkences mjeksore mbi 200 citime, nga revistat me impaktin me te larte,si asnje tjeter ketu ne Shqiperi ?

Qeverise dhe Ministrise tone I vjen turp nga une, qe Komiteti Shkencor I IASP (mbi 60 shkencetar) ne vitenn2010 i ka propozuar te me akordojne titullin Profesor, me Vendim te Keshillit te Ministrave per merita te vecanta ne Mjeksine Boterore.

Qeverise dhe Ministrise perfshi ketu edhe Fakultetin e Mjekesise I vjen turp nga une qe jam spiker I ftuar ne Kongrese Boterore te shkences se Algologjise.

Qeverise, Ministrise, Fakultetit te Mjekesise, Drejtorise dhe kolegeve ndoshta I kam turperuar qe puna jone vleresohet prej Universiteteve me te rendesishme te botes si nje me IMPAKT REVOLUCIONARIZUES NE SHKENCEN MJEKSORE BOTERORE.

JU LUTEM.MIQ ME KESHILLONI, CFARE DUHET TE BEJ…?

1- TE LARGOHEM NGA SHQIPERIA,SEPSE UNE KAM LICENCE TRAJNUESI NDERKOMBETAR PER DHIMBJEN ?

2- TE PAGUAJ RRYSHFETE QE TE PERFITOJ LICENCEN MJEKESORE DHE TE VAZHDOJ TE LUTEM TEK NJEREZ, QE DERI ME SOT NUK KANE BERE ASNJE GJE DHE NUK KANE ASNJE LIDHJE ME MJEKESINE ?

3- TE DAL DHE TE ULEM TEK KRYEMINISTRIA, MINSTRIA E SHENDETESISE, NE FAKULTETIN E MJEKSISE ,APO EDHE PARA DREJTORISE SE SPITELIT TIM, PER TE LYPUR PARA PER TE SIGURUAR JETESEN TIME..?

ME TREGOMI JU LUTEM.”- thotë Vaso.



3 Comments

  1. Në Shqipëri mjekët anestezistë e me përvojë nuk jane shumë.
    Me gjithë keqardhjen për mjekun Vaso dhe ndërprerjen e karrierës, më duket e pavend e jo normale deklarata e tij për nevojën ekonomike pas largimit aq sa iu dashka te lype(!!!)

    Nuk ka kirurg të çdo specialiteti, si edhe anesteziste që janë kaq “të varfër” , kur dihet se çdo operacion ka zarfin para ose pas ndërhyrjes, me përjashtime të rralla, ndërsa lypsarë nuk janë katandisur të gjithë ata intelektualë që janë larguar nga puna, thjesht falë “reformave” partiake dhe për të shpërblyer mbështetësit apo militantët e tyre.

    1. Katastrofe nje njeri me kaq vite eksperience I kerkoen kredite nga njerez injorante qe nuk Kane as 5 % te aftesise qe Ke ti . Por nuk eshte e çuditshme sepse kjo ndodh ne kete sistem plerash qe kane krijuar te presesh nga injorante te te japin mend dhe te te penalizojne ky eshte sistemi I neveritshem qe eshte krijuar ne Shqiperi . Largoju I nderuar ne nje shtet tjeter ku vleresohet profesionisti do te gjesh mbeshtetjen dhe vlersimin qe te ka munguar Neser nuk do jete çudi kur roja I spitalit te beje punen tende dhe shendetsia te zhytet edhe me thelle ne llumin e paftesise dhe korrupsionit Sot c do dite largohen mjeke dhe infermiere duke sjelle katastrofe me sistemin Shendetsor

  2. Përse duhet menduar gjithmonë që mjekët marin zarfin???Në rastin konkret të kuptojmë përse është shkarkuar???Dhe bëhet gjithnjë propagandë nga rilindasit që mjekët s’duhet të largohen.Dhe pastaj i largojnë vetë.Si ore pushohet nga puna një mjek.Kjo është çmenduri!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *