• |
ide | kryesore

Merrnin rryshfet për skanerin, arrestohet mjeku dhe tekniku i shërbimit të imazherisë në QSUT

-Instant, Lajme, Të fundit
QSUT



Një mjek dhe tekniku i shërbimit të imazherisë në QSUT janë arrestuar. Ata u arrestuan pasi merrnin rryshfet për t’u bërë skaner qytetarëve.

Hetimet kane nisur rreth tre javë më parë. Blutë kanë dokumentuar disa raste ku mjekët iu merrnin para qytetarëve qe iu nenshtroheshin skanerit.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet si rezultat i një hetimi disamujor, të ndjekur me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Skaneri”, për gjurmimin dhe goditjen e rasteve të korrupsionit dhe të shpërdorimit të detyrës.

U morën para pacientëve, për të shmangur procedurën standarde spitalore, për bërjen e skanerit, vihen në pranga 2 shtetas (mjeku dhe tekniku i Shërbimit të Imazherisë në QSUT). 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, si rezultat i një hetimi disamujor, të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me qëllim konstatimin e rasteve të korrupsionit dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të tyre, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Skaneri”.

Si rezultat i këtij operacioni, u vunë në pranga shtetasit:

– N. M., 63 vjeç, banues në Tiranë, me profesion mjek;

– A. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, me profesion teknik imazherie.

Nga veprimet hetimore, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ushtrimit të detyrës, iu mundësonin qytetarëve të ndryshëm, kundrejt shumave monetare, bërjen e skanerit, në kundërshtim me rregulloren e Spitalit, për kryerjen e kësaj procedure.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.



3 Comments

  1. Këta që shkojnë e ankohen në polici e prokurori për mjekun janë po ata që i kanë kërkuar si nder mjekut ta bëjnë ekzaminimin e tyre jashtë rradhës, sepse nuk donin as të sorrollateshin 2-3 muaj me letra e lista pritje dhe as të shkonin në privat ku ju kushton 250-300 mijë lek, në një kohë që nuk u priste puna sepse po vuanin me kancer e tumore,
    Dhe për një shpërblim qesharak që i kanë dhënë mjekut në dëshirë të tyre për ndihmën që ju ka dhënë, pa pikë turpi shkojnë dhe e denoncojnë në polici.
    Këta individë nuk janë thjesht mosmirënjohës, këta janë vetëm PLEHRA dhe FUNDËRRINA.

  2. Lajmi i arrestimit te mjekut dhe teknikut te skanerit ne Spitalin Publik “Nene Tereza” eshte padyshim i mirepritur si ndeshkim ndaj korrupsionit ne cdo qelize te ketij sistemi.

    Por Prokuroria nuk ka levizur gishtin per abuzimet disavjecare te sherbimeve private ne shëndetësi, analizave ne kioska-laboratore qe ne Tirane gjenden prane cdo qendre shendetsore e ne cdo 100 m.

    Largimi i mjekeve dhe infermiereve ne emigracion eshte shoqeruar me abuzim te skajshem te sherbimeve ne spitale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *