• |
ide | kryesore

Tiranë/ Vidhte targa për t’i përdorur në ngjarje kriminale, në pranga 23-vjeçari

Lajme, Të fundit



Një 23-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi vodhi targat e 12 automjeteve, të cilat dyshohet se do të dërgoheshin jashtë Shqipërisë dhe do të përdoreshin nga shtetas të tjerë, për veprimtari kriminale. I arrestuari ka qënë  i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Belgjikë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Plate number” janë sekuestrohen targa të shteteve të ndryshme, të vjedhura, doreza dhe mjete të cilat 23-vjeçari i përdorte për të kryer vjedhjet. Si rezultat, u kap në flagrancë duke vjedhur targat e një automjeti, në “Misto Mame”, dhe u vu në pranga, shtetasi J. L., 23 vjeç, banues në Pogradec.

Nga verifikimet e kryera mendohet se  ky shtetas, po gjatë ditës së djeshme, ka vjedhur targat automjetesh të ndryshme, në zonën e Yzberishtit, Misto Mames dhe të Kombinatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *