• |
ide | kryesore

Stoltenberg: NATO është e përkushtuar ndaj integritetit territorial të Ukrainës

Lajme, Të fundit



Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaron se aleanca mbetet e përkushtuar ndaj integritetit territorial të Ukrainës. Deklarata e shefit të Aleancës vjen pas komenteve të shefit të tij të shtabit, Stian Jensen, i cili tha se Ukraina mund t’i dorëzojë përfundimisht territorin Rusisë si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës, shkruajnë mediat e huaja.

“Mesazhi i tij (i Jensenit), i cili është edhe mesazhi im kryesor, i cili është edhe mesazhi kryesor i NATO-s, është, para së gjithash, se politika e NATO-s nuk ka ndryshuar. Ne mbështesim Ukrainën”, tha ai. “Nëse duam paqe, mbështetja ushtarake për Ukrainën është zgjidhja”.

Stoltenberg pranoi se ka diskutime të vazhdueshme në aleancë se si duhet të përfundojë lufta në Ukrainë.



2 Comments

  1. Nëse BE e NATO në vtin 2014, kur Rusia pushtoi Krimenë e disa teritore me banorë rusë në kufirin e Ukrainës me Rusinë, do të kishte mbajtur qëndrimin e sotshëm të vendosur kundër atij agresioni, nuk do të guxonte përsëri Rusia të ndërmerte pushtimin e gjithë Ukrainës në vitin 2022 e të shkaktonte këtë krizë botërore humane e ekonomike.
    Nëse në marveshjen e Daytonit pas masakrave serbe në Bosnjë do të ishin thirrur edhe liderë shqiptarë të Kosovës duke respektuar edhe “vijën e kuqe” që kishte deklaruar ish presidenti Bush senjor e Sërbia nuk do të ishte “shpërblyer” me Republikën serbska, nuk do të guxonte Millosheviçi të bënte ata që bëri në Kosovë duke vrarë mijra civilë e duke dëbuar me dhunë një milionë shqiptarë të Kosovës.
    Një marëveshje e sotme me lëshim teritoresh të Ukrainës Rusisë, nuk duhet lejuar edhe sikur qeveria ukrainase ta pranonte ate, pasi kjo do të ushqente orekset ekspansioniste të Putinit.

    1. Eshte bote interesash mjeshter! Nuk eshte bardh e zi sic kemi deshire ta shohim ne!

      Per Kosoven duhen pyetur vllaznit tane ne U.S, se sa para jane hedhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *