• |
ide | kryesore

Chiesa, thumba për teknikun Allegri: “Nuk duhet të mbyllemi prapa, ky është futbolli modern”

-Instant, Sport
chiesa



Juventus shkëlqeu në debutimin në Serie A dhe protagonisti absolut ishte Federico Chiesa. Në përfundim të ndeshjes me Udinese (0-3), sulmuesi foli për Dazn, pa kursyer shigjetimin për teknikun Allegri: “Sot luajtëm një ndeshje të madhe, veçanërisht në pjesën e parë ishim shumë intensivë. I presuam lart e ne duhet të luajmë kështu, ky është futbolli modern. Duhet të shkojmë dhe të presojmë lart skuadrat kundërshtare. Të ushtrojmë presion, të mos mbyllemi gjithmonë prapa. Duhet të jemi proaktivë dhe këtë herë e dëshmuam këtë”.

Lexo më tej: Video/ Juventus e nis furishëm, Chiesa, Vlahovic e Rabiot ‘varrosin’ Udinese: ngecin Roma e Lazio

Mesazh? Shigjetim? Nuk do të ketë kurrë siguri, por fjalët e numrit 7 Chiesa janë të qarta. Në fakt, aty përfshihet mendimi i shprehur në raste të tjera edhe nga lojtarë të tjerë. Një stil më i paskrupullt dhe me vullnet të fortë është i mundur me këtë nivel talenti në skuadër. Juventus, kundër Udinese, u shfaq i transformuar. Bardhezinjtë kishin agresivitet, lojë e shkurtër, rikuperim i shpejtë i topit. Pa harruar presionin e vazhdueshëm si mbi zotëruesin e topit ashtu edhe në topat e dytë. Pa kupat që mund t’i harxhojnë energjinë, bardhezinjtë janë gati të ndryshojnë fytyrë dhe të vënë në lojë të gjitha cilësitë e tyre gjatë sezonit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *