• |
ide | kryesore

Mjeti lundrues pësoi defekt në mes të detit, shpëtohen dy të rinj në Shëngjin

Lajme, Të fundit



Dy adoleshentë të moshave 17 dhe 18 vjeç janë shpëtuar nga policia e Shëngjinit pasi  mjeti ‘jet ski’ pësoi defekt në mes të detit.

Pas gjysmë ore kërkime, shërbimet e Policisë lokalizuan, njërin nga adoleshentët, i cili po tentonte të dilte në breg, me not, dhe më pas kanë gjetur drejtuesin e mjetit lundrues që kishte pësuar defekt. Dy të rinjtë kishin marrë një jet ski te ‘Rana e Hedhun’ dhe nuk ishin kthyer në breg duke humbur kontaktet me familjarët e tyre. Shërbimet e Policisë tërhoqën në breg, mjetin lundrues Jet Ski që kishte pësuar defekt.

Po gjatë ditës së djeshme, shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin iu shkuan në ndihmë në dy raste, 4 shtetasve që rrezikuan të mbyteshin në det (një shtetasi austriak dhe 3 shtetaseve nga Kosova).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *