• |
ide | kryesore

Tiranë-Athinë/ Begaj si boomerang i Ramës për kufirin detar

Arkiva, Kryesore, Lajme
rama mitsotakis deti



Sjellja e presidentit Bajram Begaj si një ushtar i bindur i Edi Ramës, pasi kreu i shtetit rrefuzoi të marrë pjesë në një takim të vendeve të Ballkanit në Athinë, ku duhej të ishte i ftuar kryeministri, ka dhe një kundërefekt të pa parashikuar. Ajo lidhet me rolin që ka presidenti Begaj për çështjen e përcaktimit të kufirit detar me Greqinë.

Lexo më tej:

Andi Bushati:“Dhurata” greke, për një president klloun

Për sa kohë që atë post e mbante një armik i Edi Ramës, si Ilir Meta, kryeministri justifikohej se ishte ai që nuk autorizonte, sipas kushtetutës, fillimin e negociatave me Athinën. Kjo që ajo që linte të kuptohej publikisht por dhe mesazhi i fshehtë që i kishte çuar qeverisë greke. Madje këtë gjë e pati pohuar me gojën e tij edhe vetë ish shefi i diplomacisë greke Dendias. Ish ministri i jashtëm Nikos Dendias, i tha në një intervistë në maj 2022 radio Sky, në Athinë, se: “Ai (Rama shënimi i Lapsi.al) ra dakord me ne që të shkojmë në Hagë sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk është bërë ende pasi presidenti nuk i jep autoritetin përkatës kryeministrit. President padyshim do të zgjidhet një tjetër në Shqipëri në dy- tre muajt e ardhshëm. Pra, e gjithë kjo atëherë është e realizueshme”, pohoi Dendias, pasi kishte realizuar një vizitë në Tiranë.

Intervista e Dendias/ Sekretet që Rama i ka besuar ministrit grek

Ndodhi fiks ashtu siç kishte parashikuar kryediplomati helen. Në presidencë shkoi një yes-man i Ramës që është tërhequr krejtësisht nga roli që i jep kushtetuta kreut të shtetit për politikën e jashtme. Por ama bashkë me këtë lëvizje që ka bërë që shteti të shtrihet i tëri në këmbët e tij, autokrati shqiptar i ka hequr vetes një alibi. Ai nuk i thotë dot më Athinës: nuk më jep autorizimin presidenti të shkojmë në gjykatën e Hagës për detin. Tani kushdo, përfshi dhe në Greqi e kuptoi se Begaj nuk ka këllqe të kundërshtojë Ramën.

Rënia e kësaj alibie ka rëndësi sepse kryeministri ka përdorur një gjuhë të dyfishtë me qeverinë greke. Nga njëra anë ai e fërkonte Mitsotakisin duke mbështetur shtrirjen e Greqisë me 12 milije në ujrat teritoriale. Në verën e vitit 2020 Athina, pa marrëveshje, vendosi të zgjerohet në detin e përbashkët nga 6 në 12 milje.

Debati/ Ku manipulon Rama për ndarjen e detit

Por në këtë kohë Rama nxitoi menjëhetrë të thoshte se Athina është në të drejtën e saj ta bëjë këtë. Kjo deklaratë u rimor edhe nga kryeministri grek Micotaqis, i cili tha me pompozitet para parlamentit të vendit të vet se: “Kohët e fundit, Kryeministri i Shqipërisë deklaroi në mënyrë të qartë se shtrirja në 12 milje është një e drejtë e patjetërsueshme e Athinës”.

Pikërisht kjo ngriti valën e akuzave nga opozitarët për tradhëti, gjë që e detyroi ish kryeministrin Berisha t’i vinte ramës epitetin “Zeografi Bis”.  “Kush thotë se Greqia është në të drejtën e saj për të zgjeruar detin bën tradhëti kombëtare”, tha atëherë Berisha.

Idenë se Rama nuk ka pse njeh të drejtën e Greqisë për të bërë veprime të njëanshme, kur loja ka filluar dhe kur të dy palët po bëjnë përgatitje për të shkuar në Hagë, e kundërshtuan edhe ekspertë të pavarur dhe jo politikë.

Komenti ne Lapsi Videos

Për të parë më shumë VIDEO si kjo ndiqni faqen  Lapsi Videos në Facebook 

Prej kësaj periudhe, i trembur se do i ndodhte njësoj si Berishës, që u akuzua pas paktit me Karamanlisin se i fali det Greqisë, Rama i thoshte fjalë të mira atyre, por e shtynte procesin për kalendat greke. Njëri prej justifikimeve të tij ishte se nuk i jepte autorizimin për ngritjen e grupit negociator, Ilir Meta.

Pra kryeministri luante me dy porta, para grekëve thoshte se qe gati për kompromis ndërsa para shqiptarëve betohej në emër të patriotizmit të katragjyshit të vet (shiko linkun poshtë). 

Marrëveshja me Greqinë/ A është katragjyshi i Ramës, garanci për kufirin detar?

Ama tani, kur Bajram Begaj refuzoi ftesën e Mitsotakis, duke i qëndruar besnik Ramës dhe duke mos pranuar shkuarjen në takimin e vendeve të Ballkanit në Athinë, në vend të tij, një gjë është e qartë. Rama nuk e përdor dot më alibinë “s’më lë presidenti”, për të zvarritur ngritjen e grupit negociator dhe çuarjen e dosjes në Hagë.

Atij i ka rënë alibia kryesore….Vetëm nëse si alibi tjeter ka vendosur të bëjë kazusin e Belerit. Pra që kryetari i zgjedhur i Himarës të mos jetë burgosur për pronat e jugut po për ti degraduar marëdhëniet Tiranë- Athinë deri në pikën që çështje e detit të shtyhet edhe më.

©Lapsi.al  

 



16 Comments

    1. ktij karit president , i ka thon rama , po shkove te qiva robt! te futa mren per aferene portit te limionit!

      dhe kari ne vend te interesave te shqipersi i ben karshillek duke thene qe kisha axhende tjeter!

      po ca kari axhende ti mer president pordhe groshe te ushtrise! do i futesh nje tias grosh pa lek ne presidence o robqir qe te perdor rama si pupac prej lecke

  1. Po ç’bëni , o lapsi! Edhe për çështjen e detit jeni me Greqinë.
    Pa më citoni dhe Berishën, sikur nuk e dine Shqiptarët ç’ bëri Berisha me detin duke i falur jo pak por 400 km katror Greqisë.
    Ishte Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë që e hodhi poshtë këtë marrëveshje.
    Dhe Greqia, nuk e njeh vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
    Deri më tash kufiri detar nuk ka lëvizur asnjë cm, nga ajo që la Enver Hoxha. Berisha i fali 400 km katror nga ai det.
    O Lapsi!
    Pse nuk pyesni: – Po Greqia përse nuk e ka dërguar ende në Gjykatën e Hagës çështjen e kufirit detar?
    Pse pret që ta çojë Shqipëria?
    Sepse ju e dini historinë e përplasjes së dy anijeve angleze në mina në ngushtivën midis Sarandës dhe Korfuzit më 1946.
    Atëhere grekët deklaruan në gjykatë se anijet u goditën në teritor shqiptar.
    Dhe Gjykata e Hagës e ka shqyrtuar një herë se i kujt është ai teritor që Sali Beridha ja dha grekëve, por e anulloi Gjykata jonë Kushtetuese.
    Pra ai teritor me vendim të Gjykatës së Hagës më 1947, është teritor shqiptar.
    Dhe grekët këtë e dinë mirë
    Dhe Rama këtë e di mirë. Prandaj bën lojë fjalësh, jo presidenti i vjetër, po i riu.
    Dhe ai pret që hapin e parë ta bëjnë grekët.
    Të cilët jamë informuar nga spiunët e tyre në shtetin shqiptar, se Shqipëria ka nxjerrë nga sirtarët vendimin e gjykatën të Hagës më 1947.
    Dhe grekët e dinë se ai vendim është preçedent në favor të Shqipërisë.
    Dhe ju i dini mirë këto fakte, por si finokë që jeni, kërkoni të shfrytëzoni iniorancën e lexuesve tuaj budallenj, në 74.3 % të numrit të tyre.
    Kështuqë as Rama dhe as Begaj, nuk e kamë shumë mëndjen tek ajo që thoni ju, kanë dy gram tru, dhe janë këshilluar me avokatë detarë vendas dhe të huaj, nga më të mirët.
    Dhe miku juaj , Miçua i Taqos e di mirë këtë dhe pret të gabojë pala shqiptare, ashtu siç prisni juve dhe shitësi i detit Sali Berisha.

      1. Dulla ua qiu robt më 1947, më 1949 dhe më 1968 grekëve të tu dhe ty.
        Ua vendosi kufinin tek thana.
        Ndërsa lideri jot Berisha e preu thanën dhe ua fali detin grekqirëve.

    1. Si dijetar detar dhe jo vetëm , por dhe si avokat patronazhist i thekur i peshkaqenit përbindësh , mund të na shpjegosh se çfar e shtyn këtë të çmendur , prej 10 vjetësh në pushtet të bëj lojra fjalësh ? Mos vallë mendon , se në fund të katastrofës që i bëri e vazhdon t’i bëj këtij vendi e këtij populli , me vendosmërinë e një “politikani global” të dështuar , do të tundi kartelën e psikopatis së psikiatrisë si shpëtimtare nga biruca , shoqëri me Mc Gonigalin ?

    1. po biles edhe angloamerikaneve edhe sovjetikeve dhe kinezeve

      dulla ishte gjigand!

      popull kurve dhe injorant.

        1. O i paemer duke thone gjigant per dullen je duke ja fut udheheqesit tend shpirteror Palikarit Ramses qe thote -une jam udheheqesi me i madh i ketij vendi me popullsi dele.
          Kujdes se do te perjashtojn nga radhet e patronazhisteve, suksese ne jete si beqja🤣🤣

  2. Betja e fundit për Epirin e veriut nuk mund ta djegë sërish Shqipërinë si në vitin 1997 sepse sot SHBA dhe BE e shikojnë Tiranën si ekuilibrin rajonal të Ballkanit Perendimor.

    Për këtë arsye SHBA i ka ndaluar hyrjen në SHBA dy personave, Berishës dhe Belerit, të cilët po përpiqen t’i venë zjarrin Shqipërisë me dorën e Greqisē.

    Qartazi Greqia do e humbë këtë betejë sepse sot nuk ka aleat Amerikën.Trusti i Geshtenjave klani mafioz ku kapo eshte salih karaxhic berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *