• |
ide | kryesore

Video/ Parkoi gabim e u gjobit, Pep Guardiola i lan hakun policit: “Dëshiron foto? Duhet të paguash!”

-Instant, Sport, Video
Pep



Pep Guardiola u gjobit nga një oficer policie për shkak të një parkimi në një zonë të ndaluar. Episodi është bërë më interesant kur polici e njohu dhe i kërkoi një foto. Atë që ai nuk kishte menduar kurrë, ishte përgjigja ironike e Pep: “Dëshiron një foto? Duhet të paguash për foton!”.

Sigurisht që përgjigja e teknikut spanjoll të Manchester City ka krijuar një ilaritet te vetë polici dhe personat që ishin aty pranë. Nuk është hera e parë, siç raporton Marca, që Pep tregon një sens të madh humori. Gjatë ndeshjes kundër Newcastle, të cilën e fitoi 1-0, një tifoz i tha me këmbëngulje se çfarë zëvendësimi të bënte. Pep Guardiola e ftoi të ulet në pankinë në vend të tij dhe të drejtonte ekipin.

Lexo më tej: Video/ “Eja ti në vendin tim!” zbulohet debati mes teknikut Guardiola e një tifozi gjatë ndeshjes



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *