• |
ide | kryesore

Gravina përgjigjet me akuza ndaj teknikut Mancini: “Ofensiv e mosmirënjohës ndaj meje”

-Instant, Sport
gravina



Gabriele Gravina nuk i pranon fjalët e thëna ndaj tij nga Roberto Mancini dhe zbraz thesin. Presidenti i FIGC rikthehet të flasë për herë të parë, duke iu përgjigjur fjalëve të ish-teknikut të kombëtares, që pas dorëheqjes rrëfeu arsyet e lamtumirës, me akuza ndaj presidentit Gravina. “Ato nga Mancini ishin deklarata dëshpëruese, të papërshtatshme dhe ofenduese ndaj meje”, sulmon kështu Gravina në rubrikat e Corriere della Sera.

Numri një i futbollit titalian ndihet gati i tradhtuar nga ish-trajneri i tij. Madje ai e thotë hapur se nuk e kishte parashikuar kurrë dëshirën e tij për t’u larguar nga kombëtarja: “Mbeta keq, kishim një marrëdhënie miqësie dhe profesionalizmi – shton Gravina –. Nuk jam futur kurrë në zonat e të tjerëve, nuk kam pyetur kurrë për formacionin. Nuk i kam merituar fjalë të tilla”. E vendosur edhe përgjigja për aludimin e teknikut Mancini, që priste që dorëheqja e tij të mos pranohej: “Eliminimi i klauzolës në rast dështimi për t’u kualifikuar në Euro 2024? – përgjigjet Gravina -. Le të përhapim një vello të dhimbshme, motivet e tij janë të dobëta dhe sipërfaqësore”.

Lexo më tej: Akuza të rënda për FIGC, Mancini zbulon të fshehtat e largimit: “Gravina nuk më donte më”

E për ndërhyrjet e supozuara në staf, të konsideruara si revolucionare nga Mancini, përgjigja është edhe më e prerë: “Vetëm Evani u largua. E ai ishte në kombëtare para ardhjes së Robertos. Së fundmi kemi përforcuar grupin e tij me Barzagli dhe Gagliardi të sugjeruar prej tij”. E në fund nuk mungon hidhërimi për dorëheqjen e ardhur përmes një dokumenti formal: “Duke pasur parasysh marrëdhëniet personale, do ta kisha vlerësuar më shumë nëse Mancini do të kishte shprehur vullnetin e tij duke më parë në sy”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *