• |
ide | kryesore

E përditësuar/ Kris arma në Shëngjin, plagosen 2 persona

Arkiva, Lajme, Të fundit
Shëngjin



Një ngjarje e rëndë njoftohet në këto momente në Shëngjin. Sipas burimeve paraprake nga policia të shtëna me armê zjarri janë regjistruar në zonën e njohur si “Rana e hedhun”. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se janë plagosur dy persona. Ata janë Albert Gjinaj, 28 vjec, banues në Tiranë dhe Gentian Nikolli, 30 vjeç banues në Thumanë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 22:00, në Shëngjin, në një lokal në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë plagosur me armë zjarri lehtë në këmbë shtetasit Albert Gjinaj, 28 vjeç banues në Tiranë dhe Gentian Nikolli, 30 vjeç, banues në Thumanë, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

 

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve, konkretisht shtetasit B. C., F. C. dhe K. C., dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tyre. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit” – thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

 



1 Comment

  1. Keto titujt bombastik “Kris arma” sikur ju lumturojne…
    Ja do arrestohen per e do shkojne ne burg.
    Ishalla nuk ju kris ndonje gje ne vesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *