• |
ide | kryesore

Iggy Azalea flet për incidentin në Arabinë Saudite

Paparazzi, Slider



Iggy Azalea ka folur së fundmi për incidentin gjatë koncertit të premten mbrëma në Arabinë Saudite.

Reperja performoi në ngjarjen  e-sports Gamers8 në Bulevardin Riyadh City, e cila shënoi debutimin e saj në Arabinë Saudite. Por, sipas videos që postoi në Instagram, gjithçka u ndal pasi Iggy iu grisën pantallonat  ndërsa ishte në mes të performancës së këngës së  vitit 2014, “Work”.

Videoja që ajo postoi tregon Azaley duke parë anash skenës dhe duke sinjalizuar se iu grisën pantallonat, duke i ekspozuar këmbën e majtë dhe pikërisht atëherë ajo tha se policët i dhanë fund performancës. Në mbishkrimin e saj, Iggy shpjegoi se momenti ishte “ndoshta vendi më i keq i mundshëm për të ndodhur ai incident  dhe për fat të keq nuk u lejova ta mbyllja shfaqjen”.

“Arabia Saudite të lutem bëja të ditur të gjithëve në shfaqjen sonte. Ju dua!!!” ka postuar ajo në Twitter. “Dhe më vjen shumë keq që nuk më lejuan të përfundoja shfaqjen time. Nuk është faji i organizatorit prandaj tregohuni të mirë sepse ata janë njerëz të mrekullueshëm dhe ne të gjithë donim të vazhdonim, por nuk u lejuam nga autoritetet për shkak të pantallonave.”

Një fans u përgjigj duke pyetur: “Ata me të vërtetë nuk të lejuan të ndërrosh pantallonat?” Iggy u përgjigj: ” Mund t’i ndërroja por thashë “Zonja bëni pak zhurmë, kjo është bota e grave!” Dhe me sa duket i acaroi autoritetet. Lol, jam mirë, thjesht nuk doja që fansat të ishin të trishtuar ose të zemëruar me organizatorët e shfaqjes, sepse nuk ishte në dorën e tyre, ishte policia në anën e skenës .”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *